Fatos Hoxha: Ja pse e refuzova Kuvendin, PD-në po e bëjnë fajtorët

Tiranë –  Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha refuzoi të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi beson se u organizua në kundërshtim me rregullat e statutin.Ai i referohet nenit 34, që parashikon se Kuvendin e thërret Këshilli Kombëtar ose Kryesia e Partisë me vendim të Kryetarit. Për sa kohë keto struktura nuk morën vendim, thotë Hoxha, Kuvendi u mblodh në kundërshtim me rregullat“Në gjithë jetën time jam karakterizuar nga rregullat, - tha Hoxha për “Ora News”. - Janë rregullat ato që bëjnë partinë, por në të njëjtën kohë janë dhe ato që e zhbëjnë. Mozzbatimi i tyre e zhbën partinë. Në këtë kuadër, në një Kuvend pa rregulla, unë nuk mund të merrja pjesë dhe e kisha paralajmëruar ndarjen dhe mosmarrjen pjesë në të. Në asnjë Kuvend pa rregulla nuk ia kam lejuar vetes të jem i pranishëm. Të paktën, u jam shmangur atyre."Hoxha shprehet kritik edhe ndaj fjalimit që mbajti kryedemokrati Lulzim Basha. “Vëmendja, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë shqiptarëve ishte drejtuar dje tek kongresi i PD-së, tek pritshmëritë që do vinin, që kishte ky kongres, - tha ai. - Ajo që konstatova unë ishte se ne kishim dy fjalime: Një fjalim që fliste për hyjnitë, që iu drejtohej hyjnorëve dhe një tjetër që iu drejtohej tokësorëve.Nëse Kryetari Basha kërkonte falje -tribunën ua la fajtorëve! Nëse Kryetari Basha kërkoi falje - listat e Kuvendit i bënë fajtorët! Nëse Kryetari Basha kërkoi falje - partinë po e bëjnë fajtorët! Dje, - përfundoi ai, - PD-ja fatkeqësisht u kthye, nga Parti Demokratike, në parti të familjes dhe vetë Kryetari Basha, kollovar i saj.”Por, përtej këtyre kritikave, ish-deputeti beson se PD-ja do të ringrihet.ar.sh/Oranews.tv