Vorpsi ia beson “zërin” e PD-së Nebiaj, ikën për specializim në Gjermani

Tiranë- Pas dy vitesh si zëri zyrtar i Partisë Demokratike, Laura Vorpsi ia ka përcjellur këtë detyrë Orjela Nebiaj.Vorpsi zgjodhi pikërisht punimet e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie për të lajmëruar largimin e saj drejt Gjermanisë për specializim.“Është kënaqësi për mua të hap këtë Kongres. Prej dy vitesh kam qenë në një komunikim të përditshëm duke përcjellë mesazhet e PD. Ka qenë nder për mua të shërbej si zëdhënëse e një force politike që ka në vokacionin e saj të drejtat e njeriut, dinjitetin human dhe barazinë para ligjit. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi PD, familja jonë e madhe poltike është në një dinamikë të vazhdueshme, në kurs të mbarë dhe përfaqëson sot vlerat më të mira të partnerëve tanë.Ndihem e privilegjuar që të falenderoj kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mundësinë që më ka dhënë për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së CDU-së gjermane, forcës politike të kancelares Merkel për të ndjekur një Intership pranë grupit të tyre parlamentar në Bundestagun gjerman”.Duke e vlerësuar si një eksperincë të rëndësishme, Vorpsi ikën pa e kthyer kokën pas, pasi siç thotë vetë ajo, këtë detyrë po e lë në duar të sigurta.“Pozicicioni i komunikimit nga foltorja e PD ka qenë një eksperiencë e rendësihme dhe sfidë e përditshme por jam e sigurt që zonja që unë do thërras tani, Orjela Nebiaj, do të dijë ta bëjë shumë mirë këtë detyrë”tha Vorpsi ndërsa i uroi Kuvendit punime të mbara.Shkodrania që pritet të shohim në konferencat e radhës të selisë blu, vjen nga bota e medias. Para 7500 delegatëve ajo shpjegoi arsyet pse pranoi të jetë pjesë e PD.“Unë vij nga bota e medias por kjo sallë të jep emocion shumë të madh, sidomos kur kam përpara meje këtë familje të madhe, PD. Kur mu ofrua kjo detyrë, u mendova pa, po rrekesha të kuptoja përmasat e saj. Po mendoja kush ishte PD. Tabloja ishte e qartë menjëherë.Si mund të mos thoja menjëherë po, do jem dhe unë pjesë e kësaj familje të madhe. Unë kam një prejardhje nga Shkodra, por dhe nga Mallakastra. E di që do jetë detyrë me shumë sfida dhe vështirësi.Falederoj PD që besoi tek unë”.