Aksident i rëndë në Gramsh, makina del nga rruga, 3 të vdekur

Gramsh-Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në Gramsh mëngjesin e sotëm.Drejtuesi i mjetit tip 'Fuoristradë' me  targa A037FH në të cilin udhëtonin katër persona, ka humbur kontrollin e makinës duke shkaktuar aksidentin.Viktimat janë Aleksadra Taragjini 52 vjeç, Artur Ibro 25 vjeç dhe Yzafer Cingërrima, i cili drejtonte mjetin.Aksidenti ndodhi në fshatin Kodovjat, ndërsa mësohet se ka mbetur edhe i plagosur edhe shtetasi Mehmet Taragjini, 52 vjeç.Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore,nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të aksidentit. (Në foto pamje nga aksidenti)Capture