AKKP, 8000 dosje për shpronësim, në dhjetor lista përfundimtare
Tiranë - Problemi i kthimit të tokës tek i zoti, pronari, një nga problematikat kryesore në vend, pritet të marrë shumë shpejt zgjidhje, të pakten kështu deklaron Drejtoresha e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, në RTV “Ora News, Sonila Qato tha se grupi i punës i ngritur për këtë çështje ka avancuar me përgatitjen e materialit dhe në dhjetor pritet të publikohet lista përfundimtare e pronave të dhëna në 23 viteSipas saj janë 8000 mijë dosje në shqyrtim që kërkojnë një vendimarrje.“Është një problem i lidhur shumë edhe me Zyrën e Regjistrimit të Pasurivë të Palujtshme, edhe me Agjencinë e Legalizimeve, pra, janë shumë institucione që kanë lidhje në zgjidhjen e këtij proçesi. E rëndësishme është që qeveria shqiptare ka marrë një rrugëzgjidhje për problemin e pronave, por një problem të harmonizuar me këto institucione të tjera të cilat trajtojnë pronën.Kemi marrë përsipër që të mbyllim regjistrimin fillestar të pasurive në shqipëri, që e menaxhon Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ashtu siç kemi marrë përsipër të zgjidhim çështjen e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Janë 8000 dosje ende në shqyrtim, të cilat presin një vendimarrje.Për fatin e keq edhe të pronarëve, kjo është një punë e rëndomtë institucionale që duhet të ishte bërë me kohë, ne po e bëjmë, kemi filluar që në muajin nentor të 2013, jemi në hapat përfundimtarë të këtij procesi.Urojmë që në dhjetor të nxjerrim përfundimisht listën e kompensimit të pronave të dhëna në këto 23 vite në të gjithë Shqipërinë.Kemi marrë një vendim, kjo për kushtet në të cilat i gjetëm, të pezullojmë këtë vendim deri në ditën kur ne të paraqesim pranë qeverisë një platformë të saktë, të çeshtjes së pronave dhe të kthimit dhe të kompensimit të pronave.Problem të madh kemi kompensimin e pronarëve, një proces i cili ka filluar që nga viti 1993. Pra pronarët të cilëve iu është zënë toka bujqësore me ligjin 7501, ose me objekte shtetërore, rrugë , shkolla, etj, janë të pajisur me një vendim për kompensimin e tyre, por nuk kanë arritur dot të realizojnë të drejtën për t’u kompensuar.Për këtë gjë jemi duke punuar shumë gjatë këtij viti dhe mendoj se grupi i punës është ngritur me urdhër të Kryeministrit, por edhe grupi i punës që drejtohet nga zv/Kryeministri, për grumbullimin dhe inventarizimin e të gjitha pronave shtet, jemi në hapa të mirë deri diku, për të shkuar përpara një tavoline me zgjidhje konkrete të procesit” – tha Qato.Drejtoresha e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, thotë se shteti do të përballet me një faturë shumë të lartë kompensimi, ndërsa modeli që kanë adaptuar për zgjidhje është rumun.”Modeli i shtetit rumun, është një model të cilin ne mund t’a adaptojmë dhe jemi duke punuar, përderisa ata i kanë gjetur një zgjidhje me një shumë të madhe për kompensim, edhe ne do t’i japin një zgjidhje. Rumania ka përdorur disa formula për zgjidhjen e këtij procesi, ka përdorur letrat me vlerë dhe ka përdorur ankandet për shitjen e pronave publike për pronarët.Është zgjidhur dhe pronarët kanë pasur kohë të bëjnë observimet e tyre kundrejtë kësaj zgjidhje. Ka pasur një rrjedhshmëri normale të procesit të punës, të procesit në Rumani. Këto janë formulat dhe zgjidhjet, në një moment që jemi, ku do të përplasemi me një faturë shumë të lartë kompensimi për shtetin shqiptar. Janë shifra të konsiderueshme. Do të dalin shifrat zyrtare” - u shpreh Qato.Nëse theksi do të vihet më tepër te kompensimi i pronarëve në vletrë monetare apo atë fizik, Qato sqaron: “Është relative dhe kjo varet nga individi në indvid. Jemi duke punuar që të vlerësojmë të dyja rastet e kompensimit, si atë financiar dhe atë fizik.Ka dhe forma të tjera që ligji parashikon për kompensimin e pronarëve, janë pjesëmarrja me obligacione në ndërmarrjet shtetërore, është pjesëmarrja nëpër privatizime. Formulat të cilat në mund të identifikojmë janë të të thjeshtat.Ne kemi marrë një nisëm të cilën kemi kohë që e kemi filluar dhe është shumë e rëndësishme për procesin. Po punojmë intensivisht që të bëjmë rënditjen e të gjithë vendimeve të dhëna në këto 23 vite, si asnjëherë tjetër.Javën që vjen lidhim një marrëveshje edhe me Drejtorinë e Përgjithsme të Arkivave, për të na furnizuar me ato dosje që ne nuk i diskponojmë, por janë në arkivat vendor të disa qyteteve.Me marrjen e këtyre dosjeve, ne themi se mund të bëjmë një skanër shumë të mirë të vendimarrjes për kompensim të pronës të bërë në këto 23 vite. Nga momenti që rendisim dhe krijojmë një regjistër të këtyre pronave për kompensim, shteti fillon dhe llogarit faturën e kompensimit”.