SPECIALE / Basha 1 vit në krye të PD dhe sfida për ta sjellë në pushtet

Tiranë- Dorëheqja e liderit historik të së djathtës shqiptare Sali Berisha, i hapi rrugën një fillimi të ri për këtë forcë politike.Dy zyrtarë të lartë, të cilët për 8 vjet në administratën Berisha, spikatën për karrierën e tyre në ngjitje, morën kurajon për të tentuar drejtimin e forcës me të madhe opozitare.Ndryshe sa pritej, pas një mbledhje të gjatë të Kryesisë së partisë, në skenën e ndryshimeve të mëdha për këtë forcë politike doli Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, të cilët do përballëshin me njëri-tjetrin, për të marr timonin e Partisë Demokratike.Fati i tyre u vendos në mbledhje me dyer të mbyllura, por dolën bashkë për të treguar dhe bashkimin e kësaj force politike, për ta bërë publik lajmin.Pa humbur kohë, dy kandidatët në garë, shpalosen platformën e tyre për të ardhmen e Partisë Demorkatike.Pas më shumë se një muaj fushatë, më 23 korrik të vitit 2013, 42000 anëtarë të Partisë Demokratike, për herë të parë nëpërmjet parimit "1 anëtar 1 votë" votuan për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mbi 80% të votave.Por ky rezultat i thellë, nuk u prit mirë nga kandidati tjetër Sokol Olldashi, ku përherë të parë e rëndoi gjuhën e tij politike, duke shprehur pakënaqësinë se si u zhvillua kjo garë.Tashmë Lulzim Basha, ishte lideri i ri i demokratëve dhe i duhej të mblidhte rripat, për të bërë detyrën që qytetarët i besuan, opozitë me qeverinë që gëzon një forcë të madhe të kartonave në parlament.Por në të njëtën kohë, atij i duhej të riformatonte Partinë Demokratike, e cila kishte dalur e lodhur nga zgjedhjet e 23 qershorit.Në vetëm pak muaj, Lulzim Basha, si udhëheqës i opozitës, nisi betejën me mazhorancën.Vjedhja e votave në Korçë, ishte prova që ai duhej të tregonte se mund t’ia dalë të udhëheqë partinë e dytë më të madhe në vend dhe për ta rikthyer atë fituese.E si shkallë më të lartë të opozitbërjes, ai zgjodhi protestat.Protesat në 1 vit qeverisje, Basha i ktheu në modelin e opozitës së tij, krah denoncimeve publike, por adhe ankimimeve të njëpasnjëshme të nismave ligjore në gjykatë Kushtetuese.Por për ndryshe nga sa premtoi, ditën kur mori mandatin si kryetar i PD, Lulzim Basha, partinë e la në heshtje, për nga organizmi i saj, a thua se i duhej kohë të mendonte për formën që do i jepte.U deshën rreth1 vit, kur ai vendosi që procesin e parë për riorganizmin e demokratëve ta nisë me modernizimin e databases së antarëve, por dhe me hapjen e një procesi të gjëre anëtarësimesh.Në këtë rrugëtim të ri, Basha do të mbështetej fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite dhe tek pasuria e paçmueshme, që sipas tij është rinia.Pas disa muajsh antarësime dhe hapje, Lulzim Basha, udhëzoi zgjedhjet në degë, ku risitë nuk munguan. Por në këtë pikë u zgjuan dhe disa zëra kundër.Kishte nga ata që e kritikuan nën zë dhe në mbledhje të mbyllura, por kishte dhe nga ata që kritikat i kishin në publik, ndonëse ja ka dalë me sukses që kundërshtitë ti ketë mjaft të vogla.Kuvendi Kombëtar, është një ngjarje e rëndësishme për Partinë Demokratike, por akoma më shumë për udhëheqësin e saj Lulzim Basha.Do të jetë dita kur do të piketohet e ardhmja e kësaj force politike, skuadra me në krye Lulzim Bashën që do të gdhendin strategjinë e saj në opozitë, për tu rikthyer nesër si alternativë fituese dhe qeverisëse.Si Kryetar i Partisë Demokratike, Basha është angazhuar për një fillim të ri të fuqishëm për t'u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë, krijuese dhe të vendosur, në mbrojtje të interesave të tyre por për t'i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin, pas përballjes me qeverinë e veseve, siç e cilëson ai mazhorancën Rama-Meta.