Xhihadistët nga Kondova, me maska e thika në "Facebook"
Fotografi ku shfaqen tre djem me thika, maska të zeza dhe me shami arabe(palestineze) qëndron në Facebook profilin e hapur para disa ditësh nga disa të rinj të Kondovës, shkruajnë portalet maqedonase.
Që prej hapjes së këtij profili para dy ditësh, deri tani janë grumbulluar 52 like nga aktivistë të ndryshëm të rrjetit social, ndërsa mes tjera postimeve të bëra mbrëmë rreth orës 23:00 janë edhe video nga luftimet në frontet në Siri.Nga MPB-ja kanë thënë se operativa e tyre është duke e përcjellur situatën me vëmendje të profileve të tilla.Nëpërmjet analizave të bëra nga ana e policisë vlerësohet serioziteti i këtyre grupeve apo profileve në rrjetet sociale, kanë shpjeguar nga policia për Kanal5 në gjuhen maqedonase.Ne provuam të kërkojmë sot këtë profil në fb, por faqja është e padisponueshme.Nganjëherë profile dhe grupe të tilla paraqiten dhe pas disa ditëve mbyllen ose zhduken, kurse për të gjitha këto dukuri lajmërohen kompetentët e Facebook në këtë rast dhe më pas ato në bazë të rregullatorës internacionale vendosin nëse profili apo grupi thërret në dhunë.