Deklaratë bombë e Ministrit të Punës: Franca "totalisht e falimentuar"

Politikanët francezë kanë mbrojtur shëndetin e ekonomisë në vend, pasi Ministri i Punës Michel Sapin ka përshkruar shtetin si "totalisht të falimentuar".Pas deklaratave, Ministri i Financave Pierre Moskovici tha se komentet e Sapinit janë "të papërshtatshme". "Franca është një vend në gjendje të zgjidhë problemet e saj, tërësisht i besueshëm dhe besimplotë në lidhje me ekonominë", deklaroi Moscovici.Sapin, në një intervistë në radio të dielën, iu përgjigj një pyetjeje mbi gjendjen në vend, duke thënë se "Franca është një shtet krejtësisht në falimentim". Por më vonë tha për agjencinë e lajmeve AFP se ai po fliste për financimet e shtetit në të kaluarën dhe kjo ishte një shaka.Ministri i Financave në përpjekje për të rregulluar fjalët e kolegut të tij, tha se “situata nuk i përshtatet aspak përshkrimit të Sapin dhe se pavarsisht disa problemeve me buxhetin Franca është një vend që nuk ka nevojë për të mbyllur shërbimet e saj publike në një shkallë masive".Mediat ndërkombëtare shprehen se kjo mund të jetë një gafë e Ministrit të Punës ose Qeveria socialiste ka nisur të zbusë publikun francez për rrugën e vështirë që ka përpara.Ndërkohë, presidenti Hollande, pranoi se do ta ketë të pamundur të zbatojë premtimin e tij për reduktimin e defiçitit buxhetor brenda kufirit të 3%. Sipas parashikimeve, defiçiti për 2013-n do të jetë prej rreth 4,5%.Borxhi total i Francës, në fund të 2012-s kaloi nivelin e 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dukshëm mbi kufirin e rrezikshmërisë të vlerësuar me 60%.Ndryshe nga shumica e fqinjëve të tij europianë, Hollande ka favorizuar rritjen e taksave, në vend të shkurtimeve buxhetore, duke përfshirë rritjen e normës së tatimit të lartë 75% mbi të ardhurat që janë mbi 1 milion euro. Politikat e ndërrmara sipas Presidentit do të nxjerrin vendin nga kriza.