I jep fund mbretërimit 33-vjeçar, Mbretëresha Beatrix i hap rrugën të birit

Mbretëresha Beatrix ka dhënë një deklaratë në televizionin kombëtar ku thotë se ajo do të heqë dorë nga froni i Holandës për t'ia lëna atë djalit të saj.Mbretëresha tha se ajo do të japë dorëheqjen zyrtarisht më 30 prill, pas 33 vjetëve në postin e të parës së shtetit për t'i lënë vendin Princit Willem Alexander- që të bëhet mbret.Beatrix tha se ajo zgjodhi të heqë dorë nga froni tani, sepse ajo e ndjeu se trashëgimtari i saj ishte i gatshëm të marrë përsipër detyrat e mbretit. Willem-Alexander do të bëhet mbreti i parë i Holandës pas më shumë se një shekull.Mesazhi i paralajmëruar nga mbretëresha do të pasohet nga një dalje për mediat e kryeministrit Mark Rutte. Edhe ai do t’i drejtohet kombit me shumë gjasa për të shprehur mbështetjen për monarkun e ri, Princin Willem-Alexander.Trashëgimi i fronit mbretëror në Holandë nuk pritet të shkaktojë ngërç kushtetues në vend pasi monarkët prej shumë vitesh kanë pak pushtet dhe shumë “ceremonialitete”.