Ndotje e rrezikshme e ajrit në Pekin
Ndotja e ajrit në Pekin ka arritur sërish nivele të rrezikshme.Ambasada e Shteteve të Bashkuara atje ka thënë se ndotja është aq e madhe saqë nuk mund të përcaktohet me saktësi nga mjetet matëse të saj.Ambasada ka thënë se sasia e ndotjes në ajër është disa herë më e lartë se nivelet e konsideruara të sigurta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Kompania Air China raportohet të ketë anuluar disa fluturime për shkak të tymit.Autoritetet e Pekinit u kanë sugjeruar banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura sa më shumë që të jetë e mundur, për të mbrojtur shëndetin e tyre.Pekini ka përjetuar për disa ditë ndotjen e rrezikshme të ajrit dy javë më parë.Shkaktar i ndotjes së tillë thuhet të jetë zhvillimi i shpejtë i vendit dhe mungesa e kufizimeve të detyrueshme mbi makinat, fabrikat dhe termocentralet.