Arrestime gazetarësh në Iran

Irani ka arrestuar 12 gazetarë të akuzuar për bashkëpunim me media të huaja në gjuhën persiane.Mediat iraniane thanë se gazetarët e arrestuar kishin punuar për gjashtë organizatave të ndryshme lajmesh, duke përfshirë edhe pesë gazeta të përditshme apo javore dhe agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA.Burimet thonë se gazetarët dyshohet se kanë lidhje me grupe "anti-revolucionare", një term që mediat iraniane shpesh e përdorin për të sugjeruar bashkëpunim me grupet mediatike jashtë shtetit.Por ministri i kulturës Iranit ka thënë se akuzat nuk janë të lidhura me aktivitetet e mediave. Disa prej gazetarëve të cilët ishin burgosur, një ditë para arrestimit kishin marë pjesë në një takim me ish presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, figurë udhëheqëse e opozitës.Irani ka rregulla të rrepta për gazetarët që punojnë në vend, dhe godet ata që punojnë me mediat që konsiderohen si të rrezikshme nga Teherani.Irani ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si armiqësore shërbimet e gjuhës persiane të mediave të ndryshme ndërkombëtare, përfshi Zërin e Amerikës dhe BBC.Broadcasting Board of Governors, ose BBG, agjenci e pavarur që mbikëqyr Zërin e Amerikës, ka lëshuar një deklaratë duke dënuar atë që e quajti "model i kërcënimeve ndaj mediave në Iran", duke përfshirë ngacmimet e anëtarëve të familjes, censurën e internetit dhe zhurmimin e sinjale të  radiove dhe televizioneve të huaja.Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e rendit Iranin, së bashku me Turqinë dhe Kinën, si vendet të cilat godasin më shumë gazetarët.