Rrëzohet avioni i pasagjerëve në Kazakistan, 21 të vdekur

Një aeroplan me pasagjerë është rrëzuar të martën si pasojë e një mjegulle të dendur pranë kryeqytetit komercial të Kazakistani, Almaty. Pasi kishte goditur tokën, aeroplani është ndarë në copa duke lënë të vdekur 21 persona që gjendeshin në bord.Pas disa orëve, grupe të shpëtimit kanë gjetur xhirimet e aeroplanit, thuhet në faqen e shërbimit presidencial të komunikimt në Twitter, raporton agjencia e lajmeve Reuters.Aeroplani prodhim kanadez i takonte kompanisë private të Kazakistanit SCAT. Ai u rrëzua rreth 5 kilometra në afërsi të fshtatit Kyzyl.