Ende pa marrëveshje për Nagorno Karabakun

Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë janë takuar për bisedime, të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, të cilat synojnë zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabakut (rajon me shumicë armene brenda Azerbajxhanit).Megjithatë, takimi i zhvilluar në Paris nuk ka sjellë asnjë rezultat.Në deklaratën e përbashkët të Rusisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, tre fuqive që përbëjnë grupin ndërmjetësues për zgjidhje të konfliktit thuhet se dyja palët “kanë përsëritur mbështetjen e tyre për zgjidhje paqësore dhe vendosmërinë për të vazhduar negociatat”.Ky ka qenë takimi i parë për Nagorno Karabakun qysh në muajin tetor.Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt për më shumë se dy dekada për këtë rajon.