Egjipti rrezikon kolapsin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 11:04
Kreu i forcave të armatosura të Egjiptit ka paralajmëuar se kriza aktuale politike mund të çojë në kolaps.Gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, ka thënë se sfidat ekonomike, sociale dhe politike, me të cilat përballet Egjipti, paraqesin “kërcënim real për sigurinë dhe kohezionin e shtetit”.Mbi 50 persona kanë humbur jetën në trazirat që kanë përfshirë Egjiptin që prej të enjtes.Presidenti Muhammad Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tre qytete të kanalit të Suezit.Por, protestuesit kanë sfiduar kufizimin për gjendjen e jashtëzakonshme në Port Said, Islamilia dhe Suez, si dhe janë përplasur me forcat e sigurisë në Kajro.