Kriza në Siri, ekzekutohen 65 meshkuj në Aleppo
Opozita siriane bënë të ditur se rreth 65 trupa të meshkujve janë gjetur të ekzekutuar me duar të lidhura në qytetin e Aleppos.Sipas kryengritësve dhe Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, viktimat janë vrarë me nga një të shtënë në kokë ose në qafë.Kryengritësit kanë thënë se trupat janë gjetur gjatë të martës në lumin Quweing.Sipas kryengritësve, fajtor për vrasjen e këtyre meshkujve është qeveria siriane.Aktivistët kanë thënë se në orët e para të së martës, kryengritësit sirianë kanë kapur një kompleks të inteligjencës qeveritare në qytetin lindor të Deir el-Zour.Thuhet se kryengritësit sirianë kanë liruar disa të burgosur të mbajtur në këtë kompleks. Ende nuk është e qartë nëse të burgosurit janë aktivist apo luftëtarë.Qyteti Deir el-Zour gjendet në zonën e pasur me naftë afër kufirit me Irakun.Në muajt e fundit, korrespodentë të huaj kanë identifikuar një seri masakrash të ndodhura në Siri, përfshi vrasjen e verifikuar nga "BBC" të mbi 100 civilëve, në një fshat pranë Homsit.Lufta civile siriane, e nisur pas shtypjes së dhunshme të protestave paqësore në mars 2011, i ka kushtuar jetën mbi 60 mijë sirianëve deri tani, ndërsa katër milionë kanë humbur ose janë larguar prej banesave të tyre në zonat e nxehta të luftimeve.