AI i kërkon Iranit të lirojë gazetarët

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të lirojnë 14 gazetarët, të arrestuar gjatë bastisjeve të disa gazetave në Iran.Gazetarët thuhet se akuzohen për bashkëpunim me organizata “anti-revolucionare” të mediave jashtë Iranit, të tilla si Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës dhe BBC.Zëvendësdrejtorja rajonale e AI-së, Ann Harrison, ka thënë se arrestimet janë rezultat i kufizimeve në raportim, të cilat shkelin të drejtën e lirisë së shprehjes.“Të arrestuarit janë viktima të paranojës së qeverisë për revolucion të orkestruar nga qeveritë perëndimore”, ka thënë Harrison.