Brazili në zi për 231 viktimat nga zjarri

Policia braziliane ka arrestuar katër persona në lidhje me një zjarr në një klub nate që vrau 231 persona në qytetin jugor të Santa Maria të dielën.Një bashkë-pronar i klubit të natës Kiss është vetëdorëzuar në polici, pas arrestimeve të kryera më herët. Një tjetër pronar, një anëtar i bandës dhe shefi i sigurisë së klubit janë arrestuar dhe po merren në pyetje.Më shumë se 50 prej viktimave janë varrosur të hënën. Brazili ka shpallur tre ditë zie kombëtare.Zjarri nisi nga performanca piroteknike në skenë e një grupi muzikor. Autoritetet braziliane theksojnë se shumica e viktimave ishin studentë, të cilët vdiqën të mbytur nga tymi.Ky ka qenë zjarri më vdekjeprurës në vendin amerikano-latin që prej 5 dekadash.Brazili shtyu një ceremoni festive që duhet të mbahej  pasi duhen edhe 500 ditë nga nisja e Kupës së Botës që do të zhvillohet në këtë vend. Presidentja Dilma Rousseff ndërpreu një vizitë në Kili dhe po viziton të mbijetuarit në spital.Zyrtarët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendohet se shumë prej viktimave nuk kanë mundur të largohen nga klubi pasi e vetmja dalje emergjence e tij ishte jo funksionale.