Rusia:Nuk e kemi mbështetur qeverinë e Asad

Rusia ka deklaruar se nuk e ka mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad.Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u tha gazetarëve se Rusia nuk do të mbështesë asnjë anë në konfliktin sirian ndërsa kritikoi vendet e tjera  që sipas tij po shtrembërojnë politikat e Rusisë."Ne kurrë nuk e kemi admiruar atë regjim. Dhe ne kurrë nuk e mbështetëm atë. Dhe të gjitha veprimet tona që synojnë për të ndihmuar  në përmbushjen e marrëveshjes së Gjenevës për të formuar grupin qeverisës kalimtar, vetëm konfirmojnë se duam që situata të stabilizohet, dhe të krijohen kushtet që sirianët të vendosin vetë për fatin e tyre - shtetin e tyre, udhëheqjen e tyre", tha LavrovKomentet e tij vijnë një ditë pasi kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha se Asad bëri një gabim fatal duke vonuar reformat demokratike të kërkuara nga opozita e Sirisë. Ai tha se Assad duhet të kishte vepruar shumë shpejt për të kënaqur kundërshtarët e moderuar, dhe se ai beson se shanset e presidentit për të mbetur në pushtet po bëhen çdo ditë më të pakta.Rusia ka qenë një furnizues i vjetër i armëve për familjen Asad në pushtet dhe ka vënë veton në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të kishin dënuar Sirinë për shtypjen e rebelimit që filloi si një kryengritje paqësore pro-demokracisë.Ndërkohë anëtarët e opozitës siriane janë takuar me përfaqësues të vendeve mike në Paris, ku Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius bëri thirrje për t`i dhënë opozitës mjetet për të mbrojtur veten dhe të mbështesë synimet e saj politike.