Guantanamo, i akuzuari pushon avokatin

Një nga të akuzuarit për drejtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001 shkarkoi nga detyra një nga avokatët e tij ushtarakë në ditën e parë të seancave paragjyqësore.Walid bin Attash u ankua se ai nuk ka besim tek avokatët e tij, dhe tha se qeveria po pengon mbrojtjen e tij.Gjyqtarët në seancat e mbajtura, në bazën detare amerikane në gjirin Guantanamo, në Kubë, janë gjithashtu duke debatuar në lidhje me çështjen se çfarë pjese e gjyqit duhet të bëhet publike.Gazetarët dhe dëshmitarët nuk janë në të njëjtën dhomë më të pandehurit dhe i dëgjojnë dëshmitë nëpërmjet radios.Pentagoni është nën presion nga grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët për një gjyq të hapur.Katër të dyshuar janë duke u gjykuar, duke përfshirë  organizatorin kryesor të sulmeve, Khalid Sheikh Mohammed. Ata ngarkohen me  3,000 akuza për vrasjes për sulmet më shumë se 11 vjet më parë në Qendrën Tregëtare në Nju Jork dhe Pentagon.Avokatët për të pandehurit kërkojnë që çështja të pushohet. Ata pretendojnë se agjentët amerikanë kanë marrë informacione nga të dyshuarit në mënyrë të paligjshme, duke përdorur torturën.Prokurorët do të argumentojnë se metodat e përdorura për të marrë informacionet ishin të përshtatshme.