SHBA godet rafineritë e naftës të IS në Siri

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka shënjestruar rafineritë e naftës të IS në ditën e tretë të sulmeve të kryera në Siri.Gjatë sulmeve të realizuara nga avionë amerikanë, të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mendohet se kanë mbetur të vrarë 14 luftëtarë të Shtetit Islamik, por më kryesorja, duket se janë shkatërruar rafineritë e naftës, që gjeneronin rreth 2 milionë dollarë në ditë, të ardhura që shkonin drejtpërdrejt në arkat e shtetit islamik.Një video amatore e postuar në rrjetet sociale tregon sulmet e kryera në qytetin sirian, Majadin.Në sfond dëgjohet një zë mashkulli që bërtet në arabisht: "Zoti është i madh! Amerika po sulmon nga ajri në qytetin Majadin".Gjatë sulmit të fundit kanë mbetur të vrarë edhe pesë civilë, siç raporton Observatori Sirian i Të drejtave të njeriut.