Tre deputetë merren të pandehur, Ndreu e Ndoka goditën Strazimirin. Veliaj i PD ndërtoi pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 12:30
Tirane-Konflikti i ndodhur në sallën e parlamentit në seancën e 10 korrikut 2014, mes deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri dhe atyre socialist Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka,i ka kushtuar këtyre të fundit marrjen si të pandehur në Gjykatën e Lartë.Dy muaj nga incidenti, Prokuroria e Përgjithshme në një dalje për mediat bëri të ditur sot se mbi ligjvënësit e majtë do të rëndojë akuza e goditjes për shkak të detyrës.Për të qënë e barabartë me palët organi i hetimit ka dërguar para drejtësisë dhe një deputet të Partisë Demokratike. Astrit Veliaj akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe shkatërrim prone, në qytetin e Fierit.Ora-News ka komunikuar edhe me deputet e akuzuar.Pjerin Nderu i ka cilësuar akuzat si show-mediatik.Pjerin Ndreu për Ora News:Llalla gaboi, akuzat ndaj meje showAstrit Veliaj sqaroi se akuzat janë të motivuara politikisht dhe i shikon si goditje ndaj sipërmarrjes së lirë.Lexoni deklaratën e Veliajt për akuzat: Politike ose inate personale.Arben Ndoka nuk ka dashur të komentojë akuzat,duke pohuar se është i gatshëm të hetohet dhe gjykohet.Ndoka e Ndreu goditën Strazimirin, e tregojnë kameratDeputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë marrë në cilësinë e të pandehurve, pasi akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.Sipas Prokurorisë Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri. Kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri."Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka. Pak momente më vonë deputeti, Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014." thuhet në deklaratën e prokurorisë.Veliaj zuri tokën e shkaterroi godine shtetërore për të ngritur universitetVeliaj u padit nga një qytetare nga Fieri. Akuzohet se ka ndërtuar pa leje në një sipërfaqe 11.000 m2 Albanian Universitety të Fierit. Deputeti demokrat akuzohet jo vetëm nga një qytetare e Fierit e cila pretendon se subjekti UFO sh.p.k, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj, por gjithashtu ndërtesë ka zënë edhe një hapësirë, e cila është në inventarin e Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë Veliaj ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij. Aktualisht ky univeristet është mbyllur me urdhër të MAS për shkelje të ligjit.Materialet Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar gjykatës së lartë,si kompetent për të kryer gjykime të tilla.Ja deklarata e plotë e Prokurorisë, 23 shtator 2014 (Me poshte dhe PDF)Prokuroria e Përgjithshme, akuzë zyrtare për 3 deputetë të Kuvendit të ShqipërisëProkuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzë për 3 zyrtarë, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë.Deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë marrë në cilësinë e të pandehurve, pasi akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet.Gjithashtu, është marrë në cilësinë e të pandehurit edhe shtetasi Astrit Veliaj, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i akuzuar për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone” të parashikuara nga nenet 199/a dhe 150 të Kodit Penal.Hetimi penal i zyrtarëve me funksion deputet është zhvilluar nga prokurorët e Drejtorisë së Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në nenin 13 të ligjit Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë.Hetimi ndaj shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar në date 14 Korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas kallëzimit, në datën 10 Korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri.Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka. Pak momente më vonë deputeti, Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014.Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.Nga ana tjetër, hetimi per procedimin tjeter ndaj shtetasit Astrit Veliaj ka nisur në bazë të kallëzimit të një qytetareje nga Fieri, e cila pretendon se subjekti UFO sh.p.k, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllim ushtrimin e një aktiviteti privat nga subjekti UFO shpk, i cili rezulton se është në pronësi dhe administrim të deputetit Veliaj.Bashkia e Fierit, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, konfirmon zyrtarisht se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë.Gjatë hetimit ka rezultuar se kjo ndërtesë ka zënë edhe një hapësirë, e cila është në inventarin e Ministrisë së Brendshme.Deri në vitin 2012, në këtë truall kanë qenë zyrat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Pas zhvendosjes së zyrave të këtij institucioni në një ambjent tjetër, në inventarin e Ministrisë së Brendshme kanë mbetur godinat ku ushtronte funksionet Drejtoria e Policisë së ketij Qarku. Subjekti UFO sh.p.k, në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij.Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Astrit Veliaj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit UFO sh.p.k.Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është arritur në përfundimin se shtetasi Astrit Veliaj ka konsumuar elementët e veprave penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone”.Materialet në ngarkim të të pandehurve me funksionin deputet do t’i përcillen Gjykatës së Lartë, e cila është kompetente për gjykimin në juridiksion fillestar për zyrtarë të këtij niveli.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme