Braçe: S'ka taksë, paratë e vjedhura të rikuperohen nga luksi i bankës
Tirane- Ideja e rikuperimit të lekëve të vjedhura në Bankën e Shqipërisë nga Ardian Bitraj nëpërmjet buxhetit nuk i ka pëlqyer aspak ligjvënësve shqiptarë.Kreu i Komisionit të Ekonomuisë Erjon Braçe ka qenë i ashpër në refuzimin për dhënien e parave Bankës së Shqipërisë.“Nuk do të ketë asnjë lek për Bankën e Shqipërisë nga buxheti i shtetit. Nëse Bankës së Shqipërisë do t'i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve” nënvizoi Braçe.Vetë ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk ka pasur kohë që të sqarojë gazetarët për idenë e hedhur që BSH të mos e derdhë fitimin në buxhet, si një mënyrë për të rikuperuar 107 milionët e vjedhura.Banka e Shqipërisë ka qenë edhe nismëtarja e kësaj kërkese e cila nuk është mirpitur nga ministria e Financave.Sipas skemës Banka e Shqipërisë kërkon që të rikuperojë 713 milionë lekët duke mos e derdhur fitimin që ka për detyrim në buxhetin e shtetit.