Itali, killeri Zhuba në aksion, kamerat e sigurisë filmojnë skenën e krimit
Itali- Më prisni, do kthehem shpejt! Kështu duket se u ka thënë killeri i Brucanos viktimave të tij pak përpara se ti qëllonte.Ishte mbrëmja e së enjtes 18 shtator, kur telekamerat e sheshit "Fortunato" kanë rregjistruar të gjithë skenën e krimit.Shqiptari Kastriot Zhuba kthehet me pistoletë dhe vret bashkëkombasin e tij Arben Kthella. Një çështje llogarish për pazaret e drogës.Pastaj qëllon kushëririn e Arbenit, Mondi Kthellën, i cili arrin që të largohet dhe të fshihet në disa shkurre.Ky është edhe shpëtimi i tij. Vrasësi nuk arrin ta gjejë dhe kthehet i qetë për të përfunduar punë me Arbenin, i cili ndodhet në agoni.Menjëherë më pas, ai largohet me një automjet që përkiste njërit prej viktimave të të shtënave të mbrëmjes të së enjtes, shtetasit maroken Ibrahim Sharara.Pas dy orësh ai u arrestua nga policia në sheshin "San Xenone".Tashmë Zhuba ndodhet në San Vitore dhe i duhet ti përgjigjet akuzës për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasje.Mbi të rëndon edhe një mandat arresti ndërkombëtar për tre vrasje të ndodhura në Shqipëri.