Reportazh/ Me Pashkun, duke pritur Atin e Shenjtë...
11 orët e vizitës në Shqipëri të Papa Franceskut u përcollën nga të gjithë, të krishterë, myslimanë bektashinjë e ortodoksë. E gjithë Shqipëria por dhe mbarë bota kishte sytë në Tiranë,Kamera e Ora News zgjodhi të jetë aty ku jo të gjithë e kanë vëmendjen shpesh herë. Tek besimtarët të cilët vazhdojnë ta kenë Zotin udhërrëfyes por që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë më 21 shtator. Megjithatë gjithë vizitën e kanë ndjekur përmes ekranit dhe janë lutur me Papa Franceskun në meshën e shenjtë që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”Gazetarja Lindita Çela bashkëpunëtore në emisionin “Tonight Ilva Tare” përcjell emocionet dhe si u përjetua vizita dhe mesazhet e Papa Franceskut në shtëpinë e Pashk Tom Popajt, në në fshatin Kastrat të komunës Bajzë, 15 km larg Shkodrës.Në shtëpinë e tij për të ndjekur meshën e shenjtë, Pashku ka ftuar edhe Prek Pjetër Braçin, i cili i ka kaluar 100 vitet e jetës.Zemra u kishte dashur të ishin aty, në shesh por mosha e dhe forca e trupit i ka mbledhur të gjithë rreth në një shtëpi.Videoja (lart) është reportazhi i përgatitur nga gazetarja Lindita Çela dhe është transmetuar mbrëmjen e 22 shtatorit në emisionin “Tonight Ilva Tare” kushtuar vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri dhe titulluar “Dëshmitë që përlotën Papa Franceskun”Më shumë në "Tonight Ilva Tare"Më shumë emisioni i mbrëmjes së 22 shtatorit “Tonight Ilva Tare” iu kushtua vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri dhe u titullua “Dëshmitë që përlotën Papa Franceskun”Ekskluzive/ Rrëfimi i Motër Kaletës dhënë gazetares Ilva Tare.Ja pse u përlot Papa Francesku nga rrëfimi i Motër Kaletës Reportazhi në qendrën “Betania” të Fushë Krujës, ku Papa Francesku shkoi para se të mbyllte vizitën në Shqipëri dhe rrëfimi i Mirjanit i cili sdo ta harrojë kurrë takimin Papa Franceskun