"Çefa", Ruçi: Kuvendi do zbatojë ligjin, jo procedurë të përshpejtuar

Parlamenti do të zbatojë ligjin për dy anëtarët e KLD, Çefa e Lelçaj, por nuk do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, teksa u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e 39 deputetëve socialistë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.“Parlamenti do të zbatojë ligjin në lidhje me dy anëtarët e KLD, Çefa e Lelçaj. Elektorati na ka zgjedhur për të zbatuar ligjin, nuk do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar”.Ndërkaq gjatë ditës Komisioni i Ligjeve pritet të marrë në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të KLD, pjesë e të cilës pritet të jetë dhe Çefa.Deklaratën kreu i grupit socialist Ruçi e bëri nga Sheq Marina në komunën Topojë-Seman në Fier ku mori pjesë në 71-vjetorin e batalionit të Semanit.