Izraeli vret shkaktarët e konfliktit, dy pjestarët e Hamas rrëmbyen 3 të rinj

Trupat izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë dy palestinezë, të gjykuar fajtor për rrëmbimin dhe ekzekutimin e tre të rinjve izraelit në qershor në Bregun Perëndimor.Në fakt ky ishte edhe incidenti që nxiti luftën shtatëjavore në Gaza. Ushtria izrealite konfirmoi lajmin duke thënë se kishte muaj që ishte vënë në kërkim të dy personave, Maruan Kauasme dhe Amar Abu Ajsha, të dy në të 30-at, pasi i kishte identifikuar si vrasësit e adoleshentëve izraelitë.Edhe rezidentë të krahinës së Hebronit, ku jetonin dy palestinezët, konfirmuan se ushtria kishte rrethuar shtëpinë e tyre e më pas kishte pasur të shtëna armësh. Autoritetet palestineze ende nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.Të dy viktimat ishin pjesëtarë të Hamasit dhe në gusht, pasi fillimisht nuk e kishin pranuar autorësinë e vrasjes së tre izraelitëve, organizata i lavdëroi për veprimin e kryer, çka solli edhe nisjen e kërkimeve për kapjen e tyre nga autoritetet palestineze.