Tahiri zbulon skenarin e futbollit, ndeshja për të marrë Lazaratin

Tirane- Nëse do të ishte hedhur në treg droga e sekuestruar në Lazarat dhe Dukagjin atëherë trafikantët do të kishin fituar 6.4 miliardë euro.Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ndërsa publikoi rezultatet e dy aksioneve:“Gjëtë këtyre muajve janë asgjësuar mbi 530 mijë rrënjës kanabis më shumë se rrënjët e shkatërruar në 6 vitet e fundit. Janë proceduar penalisht 1918 persona, 1058 prej të cilëve janë arrestuar dhe 187 në kërkimJanë shkatërruar 41 grupe krime dhe proceduar 9 përfaqësues të pushtetit vendor. Nëse nuk do të shkatërrohet por do të dilte në treg, qoftë këtu apo më shumë aty ku ishte destinuar në tregun europian vlera monetare do të ishte 6.4 miliardë lekë.”Ministri i Brendshëm i dha përgjigje dhe pyetjes që vjen natyrshëm pas kësaj: Ku kanë përfunduar këto para? “Pas kësaj vjen një pyetje e natyrshme: Deri dje ku kanë shkuar këto para. Unë e kam një përgjigje timen. Janë para që kanë furnizuar botën e krimit dhe kontribuar për të krijuar mbretërinë e aseteve kriminale dhe për të korruptuar drejtësinë për të korruptuar dhe politikën, të gjithë bashkë për të dërrmuar demokracinë shtetin ligjor dhe për të mbajtur në këmbë informalitetin e korrupsionin.”Ministri Tahiri,gjatë fjalës së tij ka zbuluar dhe detaje të punës përgatitore të policisë për të ndërhyrë në Lazarat. Sipas tij ndeshja e futbollit e policisë,në Lazart u ironizua,por ajo ishte pjesë e planit.