Pamjet e para nga sulmet në Siri, SHBA: Janë lëshuar 47 predha

Kanë nisur sulmet e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve partnere ndaj Shtetit Islamik në Siri.Lajmi konfirmohet nga Pentagoni, duke zyrtarizuar kështu hapjen e një fronti të ri lufte dhe shumë më të ndërlikuar, ndaj militantëve terroristë.Kundëradmirali Xhon Kirbi, i cili gjithashtu është edhe zëdhënësi i Pentagonit, shkruajti në faqen e tij në Twitter: "Ushtria amerikane dhe shtetet partnere kanë nisur të sulmojnë objektet e ISIL në Siri, duke përdorur predha luftarake, bomba dhe tomahaëk".Ndërsa në një deklaratë zyrtare shtoi:"Duke qenë se operacioni po vazhdon ende nuk jemi në pozicion që të japim më tepër detaje në këto çaste”.Që nga gushti forcat amerikane kanë kryer 190 sulme ndaj ISIS në territoret në Irak, ndërsa pas aprovimit nga Kongresi të planit të Obamës për të mposhtur militantët terroristë, nisën dhe operacionet në Siri.Sulmet amerikane duket se janë përqendruar në zonën e Rakas, ku janë goditur të paktën 20 objektiva.Flitet se janë përfshirë në sulme edhe Katari, Jordania, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por ende nuk dihet ende se në çfarë shkalle.Qeveria siriane zyrtarisht nuk ka rënë dakord që të kryhen sulme në territorin e saj, gjithsesi raportimet janë se është informuar para se ato të ndodhnin.