“Natë e madhe” çel “Marubin”,Çashku: Sensibilizim për mbrojtjen e të drejtave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 08:46
"The Great Night" çeli siparin e Filmit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut në Akademinë "Marubi".Për organizatorin Çashku përzgjedhja e filmit "The Great Night" është bërë për një arsye të veçantë."Nata e Madhe" është një film i dhimbshëm, i cili ka në thelb të tij dinjitetin femëror, ka gjithsej 6 personazhe të cilët jetojnë dhe përjetojnë gjithçka natën.Filmi i cili zgjati rreth 72 minuta u ndoq nga një publik i gjerë, i cili në përfundim shprehu impresionet.Pas përfundimit të premierës së filmit "The great Night" në teatrin veror të Akademisë Marubi u organizua edhe një koncert për të gjithë të pranishmit, gjë e cila është edhe risi për këtë sezon të ri.