Ambasadorët: Reforma në drejtësi të mos politizohet
Tiranë-Lufta antikorrupsion kërkon vepra dhe jo fjalë. Deklarata vjen nga Ambasadori Gjermanisë, Helmut Hoffman, i cili kishte dhe një apel të qartë për zyrtarët publikë: “Jini të kujdeshëm ndaj dhuratave, njerëzit presin favore në këmbim dhe kjo është e patolerueshme”.Sipas tij ekzistenca e korrupsionit në Shqipëri pranohet gjerësisht si nga qeveria ashtu dhe nga palët poltike, por deri tani nuk ka asnjë ndëshkim të zyrtarëve të lartë.“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës. Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca. Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore.Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit , qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje. Unë si zyrtar gjerman nuk duhet ti pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove. Kur dikush të jep, kur një kryeministër të jep një kollare si dhuratë unë më mire marr se ta refuzoj, por duhet të jemi të kujdesshëm. Dëgjoj argumente se korrupsioni është problem kudo” .Ambasadori theksoi më tej se korrupsioni nuk mbetet vetëm fenomen shqiptar,por është e rëndësishme që njerëzit të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.“Kam takuar shumë njerëz të biznesit në Tiranë dhe ndonjëherë kanë vështirësi të kuptojnë problemin. Ka edhe njerëz që presin favore mund ju them se ky lloj dyshimi është çështje bisedash gjatë gjithë kohës dhe është vërtet negative. Nuk po them se nuk ka korrupsion në Gjermani. Ka edhe atje, por njerëzit duhet të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.Dhe që të mësoheni me këtë lloj sjellje siç ndodh në spital që duhet të paguash për këtë apo atë. Nëse një zyrtar vjen në një vend ku ka korrupsion ai nuk është i korruptuar, por nëse e vendosni në një ambient kur njerëzit e pranojnë korrupsionin edhe ai do korruptohet”.Për Ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu, korrupsioni shihet si një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por dhe mbarë rajonin .“Duhet theksuar dhe një herë se Qendra Evropiane e Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” ofron një ndihmë për gjithë rajonin, por sot do të ndalemi konkretisht në ndihmën që ajo i ofron Shqipërisë.Duke përmendur që ajo ka punuar drejtëpërsëdrejti me Ministrinë e Jashtme për strategjinë e sigurisë e cila sapo është miratuar.Posaçërisht ky dokument strategjik e identifikon korrupsionin si kërcënimin më të madh të sigurisë së Shqipërisë, korrupsioni përmendet 14 herë në strategjinë e sigurisë, është një kërcënim për gjithë rajonin”.Duke garantuar mbështetjen e SHBA në reformat e qeverisë në këtë drejtim, Arvizu theksoi domosdoshmërinë e shmangies së përceptimit se lufta kundër korrupsionit është një luftë e politizuar.“Zoti .Kryeministër dijeni që keni mbështetjen e plotë të SHBA, ndërsa ju dhe qeveria juaj ndërmerrni këtë betejë shumë të rëndësishme. Lufta kundër korrupsionit kërkon një përkushtim pasionant, si dhe një qasje metodike, ligjet dhe reformat duhet të jenë të mirëpeshuara, të përqëndruara dhe të konsultuara plotësisht me të gjitha grupet përkatëse të interesit. Është absolutisht vendimtare të shmangim përceptimin se lufta kundër korrupsionit është një luftë e politizuar”.Në konferencën antikorrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadori amerikan nuk kurseu dhe një përgëzim për kryeministrin Rama lidhur me vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri“Dëshiroj që në krye të herës të falenderoj dhe njëherë të përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë për vizitën e Papës në Shqipëri. Ishte me të vërtetë prekëse ndërsa ne pamë praninë e tij dhe gjithçka që u zhvillua ditën e dielë”.