Video e re nga IS, leksioni i radhës për Perëndimin nga John Cantile

Militantët e Shtetit Islamik IS, kanë lëshuar të marten videon e radhës, ku paraqitet pengu britanik, gazetari John Cantile, i cili detyrohet t’i japë leksion Perëndimit mbi sulmet në Siri e Irak.Britaniku, Cantlie i cili paraqitet në këtë video prej pesë minutash, i mbajtur peng nga IS, i drejtohet presidentit amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar që të mos sulmojë Shtetin Islamik.Cantlie, paraqitet i veshur me një këmishë portokalli, me flokë të qethur shkurt, i cili e përshkruan IS si "lëvizjen më të fuqishme xhihadiste që ka parë në historinë e kohëve të fundit", duke shtuar se ‘Shteti Islamik, nuk mund të dëmtohet e as shkatërrohet nga Shtetet e Bashkuara”.Ndryshe, militantët e IS, përmes videove të tilla, kanë ekzekutuar me prerje të kokës, dy gazetarë amerikanë dhe një punëtor humanitar britanik.Videoja e fundit, thuhet se është regjistruar pak para se Shtetet e Bashkuara të fillojnë sulmet ajrore në Siri, të hënën mbrëma.