Qendër rekreative për moshën e tretë: Kënaqësi që mblidhemi aq sa kemi mbetur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 12:31
Dibër - Qendra rekreative e hapur posaçërisht për moshën e tretë, në Peshkopi, vijon të jetë funksionale, ndonëse në një gjendje jo fort të mirë.Muret me lagështirë shoqërojnë orët e çdo ditë për dhjetëra të moshuar dibranë të cilët kalojnë kohën së bashku, fal mbulimit të shpenzimeve të kafes dhe çajit nga Kryqi I Kuq.Ky i fundit u mbulon dhe vizitat mjekësore moshës së tretë.Kjo qendër e hapur prej vitesh, është i vetmi vend I posaçëm ku mblidhen të moshuarit për të kaluar kohën e lirë./nzh/oranews online/