Kuvendi ngre komision hetimor për shkarkimin e 2 anëtarët e KLD-së, Çefa e Lelçaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 08:15
Tiranë - Komisioni i Ligjeve ka vendosur pasditen e 23 shtatorit t'i propozojë Kuvendit, ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e dy prej 3 anëtarëve të KLD-së të propozuar Kuvendit, Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt. Komisioni do të ngrihet brenda një muaji dhe do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.Ky vendim është marrë sot pasi Komisioni i Ligjeve diskutoi propozimin e 39 deputetëve të majtë për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së për shkelje të rëndë të ligjit.Janë 10 pika, për të cilat ata akuzohen, ndër to, favorizimin e gjyqtarit Gjin Gjoni për të zëvendësuar Sokol Binajn apo "nderet" me vota si ajo e Neshat Fanës për përfitimet e tij personale, zgjedhjen e në krye të Shkollës së Magjistraturës etj.Sipas gazetares Klementina Cenkollari, që raporti nga Kryesia e Kuvendit, nga opozita, në Komision ishte i pranishëm vetëm kreu demokristian Nard Ndoka, që i ka konsideruar argumentat e paraqitura nga shumica për shkarkimet, si sajesa për të uzurpuar KLD-në.Në Komision ishin të pranishëm edhe dy anëtarët e kërkuar për shkarkim, Çefa dhe Lelçaj, që i janë përgjigjur ftesës së deputetëve. Ata e kanë konsideruar reformën në drejtësi si reformë për largimin e personave të padëshiruar dhe shkarkimin e tyre, si ekzekutim të pavarësisë së KLD-së.Propozimit të Komisionit për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e tyre në KLD, Çefa iu përgjigj: Jam pro ngritjes së tij, se aty do të provohet nëse jemi kaq "kriminelë" sa pretendohet."Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i pyeti dy anëtarët e KLD-së nëse mund të ndikonin që opozita të kthehej në Komisionin e Ligjeve dhe përgjigja që mori nga Çefa ishte: "Nuk jam anëtar partie".Mazhoranca jep argumentat, kundërshtari i vetëm NdokaRelatori Ulsi Manja tha se shkarkimet janë kërkuar pasi Çefa dhe Lelçaj kanë lejuar konfliktin e interesit në KLD. Gjithashtu, ai tha: "Kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor për të gjitha shkeljet e konstatuara.Ndërsa deputeti Taulant Balla, si një ndër 39 firmëtarët e shkarkimit të dy anëtarëve të KLD-së tha se "sot ka një vlerësim negativ për gjyqësorin. Anëtarët e KLD-së, me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë lejuar shkeljen e ligjit e Kushtetutës. Çefa dhe Lelçaj janë zgjedhur nga Kuvendi dhe sot Kuvendi kërkon ushtrimin e kompetencës së tij për shkarkimin e tyre."Opozitari i vetëm në Komisionin e Ligjeve, Nard Ndoka tha se “maxhoranca ka bërë një kërkesë selektive për shkarkimin e vetëm 2 pre 3 anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi në KLD. Ky është një kurth institucional, pasi maxhoranca po tenton të uzurpojë KLD-në Arsyet që sjell maxhoranca janë sajesa, ndaj i kërkoj të tërheqë kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Po bëni reformën në drejtësi duke bërë spastrime."
Argumentat e 39 firmëtarëve për të shkarkuar dy anëtarët e KLD-së.Në kërkesën zyrtare drejtuar Kuvendit, deputetët pro shkarkimit shprehen seKuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të zgjedhë si përfaqësues tre anëtarë në KLD. Ushtrimi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin i funksionit kushtetues gad y prej anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim lelçaj, në kuadër të shkeljeve të rënda vijuese të vërejtuara në veprimtarinë e këtij Këshilli, detyrojnë që kërkuesit të parashtrojnë kërkesën e tyre me argumentat e mëposhtëm:Ushtrimi përtej kompetencave i pushtetit vendimarrës, që konsiderohen si shkelje e rëndë e ligjit. Në ushtrim të funksionit që Kushtetura i njeh Kuvendit, ne deputetët kërkues jemi të bindur se anëtarët e KLD0së kanë lejuar një sërë shkeljesh të Kushtetutës dhe të ligjiit në vendimarrjen e KLD-së.Disa prej vendimeve të marra prej KLD-së gjatë periudhës së ushtrimit të funksionit nga Çefa dhe Lelçaj, për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit, nuk mund të kenë fuqinë juridike të një akti të ligjshëm dhe për rrjedhojë, janë absolutisht të pavlefshëm.1. Lejimi i konfliktit të interesit në promovimin e anëtarëve të KLD-së.2. Zgjedhja e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, pasi shkarkoi Sokol Binajn. Zëvendësimi u krye me paramendim në kohën kur kishin nisur procedurat ligjore për zgjedhjen e kreut të ri të Magjistraturës, me qëllim që Gjoni të propozonte dhe emëronte në krye të saj, anëtarin tjetër të KLD-së, Neshat Fanën.3. Zgjedhja e Neshat Fanës në krye të Shkollës së Magjistraturës. Ky anëtar i KLD-së ka përdorur vendimarrjen e tij në funksion të interesave personale për t’u zgjedhur Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, duke votuar shkarkimin e Binajt dhe zëvendësimin e tij me Gjonin. etj.“Mbrojtja” e dy anëtarëve, Çefa: Po ekzekutoni pavarësinë e KLD-sëZv.kryetari i KLD-së në fjalën e tij para Komisionit të Ligjeve tha: "Jam njohur me kërkesën e shumicës në 19 shtator. Kërkesa për shkarkimin tim nuk ishte e papritur, ishte e pritur pas sulmeve mediatike ndaj KLD-së dhe ndaj personit tim, por edhe ndryshimee në KLD. Kjo nismë vërteton se reforma në drejtësi synon largimin nga sistemi i personave të padëshiruar si unë. Ky proces hedh dyshime për drejtësinë e rezultatet e tij. Në kërkesë, deputetët kanë analizuar disa vendimmarrje të KLD-së, duke i cilësuar antikushtetuese. Konkluzioni se vetëm ne kemi shkelur ligjin, tregon se maxhoranca po gjykon një organ kolegjial, vendimet e KLD-së. Në veprimtarinë time dhe të KLD-së nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme. Shkarkimi ynë do të ishte ekzekutimi i pavarësisë së KLD-së. Kushdo e kupton se vendim për fatin tonë ju e keni marrë."Lelçaj: Jam emëruar 6 muaj pas vendimit për Magjistraturën, duhet të më kërkoni faljeNdërsa anëtari Lulzim Lelçaj, nga ana e tij, tha: “Ndiej keqardhje për kërkesën që është bërë ndaj nesh. Unë jam emëruar në KLD, 6 muaj pas vendimit për Shkollën e Magjistraturës. Kjo arsye do të mjaftonte që 39 firmëtarët të kërkonin falje ndaj meje. Uroj qe komisioni hetimor që do të ngrini të jetë i suksesshëm. Keqardhje që po ecet kundër shtetit ligjor, po ecet në bazë të shijeve, por unë nuk kam pse të ndjek shijet e askujt, unë duhet të respektoj Kushtetutën."Procedura për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së nisi katër ditë më parë, kur një grup prej 39 deputetësh paraqitën pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Presidenti i Republikës e kundërshtoi këtë kërkesë duke ekonsideruar si sulm të pajustifikuar politik që synon të godasë gjithë KLD-në.
Ja kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të KLD-së
(Në përditësim)Oranews.tv