Mandatet e Ministrave, KQZ plotëson vakancën, ja 4 deputetët e rinj të PS
Tiranë- Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi, Anila Agalliu dhe Ervin Bushati do të jenë katër deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e thirrrur për plotësimin e vakancës pas dorëzimit të mandateve të katër Ministrave miratoi unanimisht mandatimin e tyre.Ata zëvendësojnë mandatet e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit.Me këtë vendim kemi një rritje të numrit të grave në Kuvend, pasi tre Ministra dhe një Ministre u këmbyen me tre deputete dhe një deputet.Në këtë mënyrë, Ministrat kanë respektuar vendimin e koalicionit PS-LSI që anëtarët e Këshillit të Ministrave të mos jenë deputetë.Njoftimi i KQZ mbi mbledhjen e sotme:“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e Martë, më datë 23.09.2014, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ditmir Bushati.Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Saimir Tahiri.Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Damian Gjiknuri.Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ermonela Felaj”.