Mirjan Jani: S'e harroj takimin me Papa Franceskun, i tregova jetën time

Ky është reportazhi i përgatitur nga gazetarja Lindita Çela për qendrën "Betania" të Fushë Krujës, ku Papa Francesku shkoi para se të mbyllte vizitën në Shqipëri. Reportazhi u transmetua mbrëmjen e 22 shtatorit 2014 në "Tonight Ilva Tare" të RTV Ora NewsMe të zbardhur dita e së djelës, 21 shtator  efektivë të gardës marrin nën kontroll Qendrën Betania, e ndodhur 18 kilometra larg Tiranës.Më shumë se 300 forca policie dhe gardistë, mbikqyrën çdo sekont këtë qendër, ku Papa Francesku në përmbyllje të vizitës së tij, bëkoi 70 fëmijët që jetojnë aty, e dhjetra të sëmurë, të përzgjedhur nga rrethe të ndryshme të vendit.Të ftuarit kanë zënë vend në orët e para të ditës, ku brënda qendërës ishte improvizuar një shesh pritje për Atin e Shenjtë. Ndërsa banorët e fshatit Buq, kryesisht të rinjë, dolën ta prisnin në rrugë, tre orë para se Papa Francesku të mbërrinte aty.Mirjam Jani, djali i rritur ne qendrën Betania, ka qenë njeriu më me fat i këtij takimi. Historinë e jetës së tij, që kur mbërriti 7 vjeç në këtë strehëzë, e deri tek studimet e larta, ia ka rrëfyer Atit të Shenjtë.Rruzaret që Papa Francesku i dha ndër duar, janë shndërruar për të në ëngjëll mbrojtës, ashtu si dhe shenjtorët kanë këshilluar të thirret ky mjet i veçantë lutjeje për besimtarët katolik.“Emocioni në të vërtetë ishte tejet i madh, përpara se të mbaja fjalimin. Kur hipa mbi pedan fillova ti flisja Papës ishte si diçka sikur emocioni në të vërtetë ishte zhdukur, sikur të flisja me një person që e ndjeja shumë afër. Përqafimi me Papën ishte e paharueshme. Gjatë fjalimit i thashë disa detaje të jetës time, si erdha në Betania dhe cilat ishin problemet që më sollën. Erdha në shkurt të vitit 1999 pasi familja ime kishte disa probleme dhe zgjidhja më e mirë ishte të vija këtu. Pjesa tjetër e fjalimit ishte mirënjohja e madhe për Papën që erdhi na bëri këtë vizitë dhe këtë nder të paharueshëm. Më von e kupton se çfare ka ndodhur, për momentin të duket sikur zemra ndalet.”Për vullnetarët italian të qendrës Betania, nuk ka asnjë ndryshim se e takojnë Atin e Shenjtë në Shqipëri. Rreth 100 prej tyre, kanë ardhur në Tiranë mëngjesin e së shtunës. Të thonë se kjo nuk ka rëndësi për ta, se ku e takojnë Papa Franceskun, pasi jemi një popull. Për ta e rëndësishme, është fjala e tij: Të pushojmë së shikuar diferencat mes njerëi tjetërit.Por kishte dhe qefëmbetur që nuk mundën ta preknin Atit e Shenjtë“Jo çdo njeri pati mundësi ta prekë, sepse ai ishte qëllimi kryesor, por ishte emocionuese pasi jo çdo njeri mund t’i afrohet kaq afër, për ne ishte e mjaftueshme.”Por më të lumturit janë fëmijët. Kanë kënduar për Papa Franceskun e kanë marrë bekimin e tij.“Jam shumë i emocionuar dhe nuk do ta harroj kurrë këtë ditë, sepse kur mu afrua më preku dorën dhe unë u emocionaova shumë dhe më pëlqeu.”Don Francesco Guarnati, një ndër pesë vullentarët që merret me drejtimin e qendrës BETANIA, ndihet sikur ka prekur me dorë vetë Zotin. Ka qarë duke parë fortografitë e 40 martirëve, teksa mbahej mesha në bulevardin e shndërruar në një kishë të madhe, ndërsa në mbrëmje, fjalët e Atit të Shenjtë i dhanë forcë për të sfiduar jetën e përditshme.[caption id="attachment_384220" align="alignnone" width="655"]mirjan jani ne betanja Mirjan Jani duke folur para Papa Franceskut[/caption]Më shumë në "Tonight Ilva Tare"Më shumë emisioni i mbrëmjes së 22 shtatorit “Tonight Ilva Tare” iu kushtua vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri dhe u titullua “Dëshmitë që përlotën Papa Franceskun”Ekskluzive/ Rrëfimi i Motër Kaletës dhënë gazetares Ilva Tare.Ja pse u përlot Papa Francesku nga rrëfimi i Motër Kaletës   Me Pashkun, duke pritur Atin e Shenjtë…