Bernard Cazeneuve: Franca nuk trembet nga Shteti Islamik
Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve ka dekalruar se franca nuk është e frikësuar nga shteti islamik, pavarësisht kërcënimeve të këtij të fundit se do të vrasin civilët francesë në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve ajrore në Irak."Kërcënimi i radhës për të vrarë civilët, i cili vjen pas ekzekutimeve të pengjeve të ndryshëm dhe vrasjeve masive, tregon edhe një herë egërsinë e këtyre terroristëve dhe justifikon luftën tonë ndaj tyre.Më pas minsitri thotë se Franca nuk frikësohet nga grupet terroriste, të cilat sulmojnë vlerat e humanizmit dhe të demokracisë."Franca nuk është e frikësuar pasi nuk është hera e parë që kërcënohet nga grupet terroriste që sulmojnë vlerat e tolerancës, të humanizmit, të respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Këto janë vlera që Franca mbështet.Por gjithësesi, minsitri thotë se vendi i tij nuk i neglizhon kërcënimet dhe po merr të gjitha masat e mundshme për tu mbrojtur nga çfarë do lloj kërcënimi."Edhe pse rreziku është zero në këmi marrë 100 për qind masa. Qeveria merr dhe vazhdon të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e popullit francez, pa u impresionuar nga terroristët.Avionët francezë goditën një objektiv të dyshuar të Shtetit Islamik në Irak për herë të parë të premten, si pjesë e operacioneve të ndërmarra nga koalicioni ndërkombëtar për luftëen kundët militantëve të shtetit islamik, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.