Plagosja në shkollë, mjeku: Vajza dëmtim nën lëkurë, s’ka rrezik
Vlorë-Mjeku i cili u kujdes për vajzën 17-vjeçare, e cila u plagos me armë në shkollë në Vlorë, në një prononcim për mediat ka deklaruar se vajza është në gjendje të mirë.Mjeku Leonard Lika, kirurg në spitalin e Vlorës tha se vajza minorene kishte një dëmtim nën lëkurë, ku nga ekzamini iu gjet një predhë, e cila u hoq dhe më pas iu dërgua organeve kompetente.“Ajo erdhi në gjendje të mirë, koshiente, u mor menjëherë në sallë. Klinikisht u pa dhe rezultoi një dëmtim i nënlëkurës nga një material predhë. E sëmura paraprakisht u ekzaminua dhe u rikthye përsëri në sallë ku me një anestezi lokale u hoq predha, e cila iu dorëzua autoriteteve kompetente të policisë së shtetit. E sëmura është në gjendje të mirë, komunikim dhe nga ekzaminimi i skanerit nuk rezultoi asnjë dëmtim i pacientes”, u shpreh mjeku.Mjeku garantoi se shëndeti i vajzës është mirë dhe se nuk ka asnjë lloj rreziku. Sipas tij vajza është koshiente, mund të ecë, të flasë dhe të kryejë nëvojat e saj.