Dita pa makina, Bashkia stimulon garën e fëmijëve me biçikleta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 20:26
Tiranë - Bashkia e Tiranës ka zhvilluar aktivitetet e saj në kuadër të Ditës pa Makina ose Ditës së Qyteteve të Pastra gjatë pasdites së të hënës, ndryshe nga Ministria e Mjedisit, e cila i zhvilloi paradite.Në kuadër të kësaj dite u zhvillua një garë me biçikleta në 1200 m. nga fëmijë të moshave nga 4 deri 13 vjeç, ndarë në tre nivele, ku tek secili doli nga një fitues.Aktivitetit i'u bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili preferoi që mesazhin e tij ta japë përmes fëmijëve.Për fëmijët që fituan garën u dhurua nga një biçikletë. Ky aktivitet synoi të sensibilizojë qytetarët për të mos përdorur gjithnjë makina.Oranews.tv