Kukës, shkëputën lidhjet e paligjshme, qëllohen me armë punonjësit e CEZ

Kukës-Gjatë aksionit për prerjen e lidhjeve të paligjshme, punonjësit e CEZ në Kukës janë përballur edhe me forcën e armëve.Supas policisë Drejtori i CEZ shpërndarje Kukës së bashku me disa punonjës te tjerë te këtij institucioni, ne zbatim te planit te masave për ndërprerjen e lidhjeve te paligjshme te energjisë elektrike ne karburantin e shtetasit R. Cengu janë kundërshtuar me force nga shtetasi R. Cengu se bashku me dy djemtë e tij shtetasit U. Cengu dhe F. Cengu.Në moment njëri nga djemtë e tij dyshohet se ka qëlluar me arme zjarri në drejtim te punonjësve të CEZ shpërndarje Kukës, por fatmirësisht nuk ka asnjë te lënduar.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë Kukës të cilët bënë te mundur shoqërimin pranë Komisariatit te Policisë Kukës të shtetasit R. Cengu së bashku me dy djemtë e tij shtetasit U. Cengu, F. Cengu.Po punohet intensivisht për sqarimin e plote te kësaj ngjarjeje.