PD: Plagosja në shkollë, goditje për rendin dhe arsimin
Partia Demokratike ka denoncuar plagosjen që ka ndodhur sot në një shkollë në Vlorë. Në një deklaratë për mediat koordinatorja e kësaj partie, Silvi Bardhi deklaron se kjo është një ngjarje e rëndë dhe që shënon një tregues të keq për gjendjen e rendit, por edhe të arsimit në vend."Ngjarja kriminale e ndodhur sot në shkollën e Gjormit në Vlorë, ku djali i mësueses kujdestare qëlloi me pistoletë bashkëmoshataren e tij, është treguesi i gjëndjes së rendit në vend, tregues i gjëndjes së arsimitnë vend.Kur djali i mësueses kujdestare shkon me pistoletë në shkollë dhe qëllon një nxënëse, janë goditur dy kolonat që mbajnë një shoqëri, rendi dhe arsimi."Sipas saj ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur policia tenton që të bëje hetimet në favor të autorit, duke e mbrojtur atë sepse familja e tij është aktiviste e Partisë Socialiste."Por edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur mësohet se në këtë krim është përfshirë edhe policia duke i bërë hetimet në favor të autorit.Burimet e Partisë Demokratike tregojnë se ka një orientim për ta raportuar ngjarjen si një plagosje të lehtë, sikur pasojat janë disa gërvishtje.Ndërkohë që e plagosura i është nënshtruar një operacioni të vështirë në sallën e reanimacionit ku i është hequr një plumb në kokë, dhe falë punës së mjekëve ajo ka dale nga rreziku për jetën.Duhet shkruar gërvishtje, sepse familja e autorit është e njohur si aktiviste e mbështetëse e Partisë Socialiste.Duhet manipuluar ngjarja, sepse drejtoresha e shkollës, e afërme e autorit, është kryetarja e Partisë Socialiste të zonës. Partia Demokratike e dënon krimin e ndodhur sot në shkollë dhe i kërkon Policisë të bëjë detyrën që i ngarkon ligji, e të mos bëjë shërbime e favore politike para kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale."ex/oranews.tv/