Të dënuarit në grevë: Kërkojmë ulje të dënimit me 1/4
Zbardhen kërkesat e të burgosurve të burgut të Rrogozhinës, Peqinit dhe Lezhës, të cilët janë përfshirë në grevë urie, pas projektligjit për amnistinë e 100 vjetorit të pavarësisë. Kryefjalë e kërkesave të të burgosurve është ulja e dënimit me 1/4 për ta dhe ndryshimi i nenit 64 të Kodit Penal për lirim me kusht me 3/4 e dënimit.Të burgosurit i bëjnë thirrje Kryeministrit Berisha të mbajë premtimin e dhënë, sipas të cilit do të gëzojnë të gjitha nënat me rastin e 100-vjetorit.Sipas të burgosurve te perfshire ne greve amnistia prek të burgosurit që pothuajse e kanë përfunduar dënimin, prandaj kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia.Ndërkohë sipas një projektiligji të miratuar nga Këshilli i Ministrave 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.Nga ky projektligj do të përfitojnë 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve, 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative dhe 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.