Kanosi me granatë një grua, në pranga 37-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2012, 09:34
Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme një person për kanosje me municione luftarake të një shtetasje . Aurel Allisha, 37 vjeç, është prangosur nga efektivët blu pasi ka kanosur me një granatë shtetasen Vjollca Paravani, 48 vjeçe.Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit, ndërsa Allishës gjatë ndalimit i është sekuestruar edhe granata e dorës në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë kanë qenë motive të dobta ato që e kanë cuar 37-vjecarin në një akt të tillë, ndërkohë që mbi të rëndojnë akuzat “kanosje dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake”.