Ish të përndjekurit politik vijojnë grevën e urisë

Ish të përndjekurit politik vijojnë sot ditën e 27-të të grevës së urisë ndërkohë që ende nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për shpërndarjen e saj.Në një prononcim për “Ora News” kordinatori i grevës Skënder Tufa ka ripërsëritur se ish të përndjekurit politik nuk do të dalin me dëshirë nga greva.Sipas tij nëse grevistët do të lëvizen me forcë, ata do të rinisin protestën e urisë në një tjetër mjedis, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.“Gjykata jep një afat 15 ditor për tu ekzekutuar vendimi. N.q.se dalim me dhunë nga kjo grevë do të hapet një vatër tjetër pranë ambasadës amerikane sepse ne nuk jemi të sigurtë në vend tjetër” tha Tufa.Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin e kordinatorit të grevës së urisë Asllan Patrioti i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për mashtrim."Ne kërkojmë të lirohet Asllan Patrioti. Nëse drejtësia ka problem me të të presë derisa të përfundojë greva. Çdo akuzë që i bëhet grevistëve është politike” tha Tufa.Ndërkohë Gjykata e Tiranës e cilësoi dje si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politik dhe kërkoi shpërndarjen e saj. Vendimi i gjykatës u mor pas kërkesës së policisë, sipas së cilës gjatë grevës janë kryer vepra me rrezikshmëri për jetën, duke ju referuar këtu rastit të dy grevistëve që i vunë flakën vetes.Gjergj Ndreca rikthehet nga GreqiaRikthehet nga Greqia Gjergj Ndreca, grevisti i cili ndodhej për mjekim të specializuar në shtetin helen pas djegies me benzinë. Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, Ndreca deklaroi se do ti bashkangjitet grevës politike, ndërsa u shpreh se situata e tij tashmë është më e stabilizuar dhe do të ndiqet nga një mjek privat.I informuar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës për shpërndjarje të grevës, ai u shpreh se nuk i njeh vendimet e gjykatës, as gjykatën si institucion, aq më pak qeverinë e vendit. Sipas tij nëse policia do të shpërndajë ish të burgosurit politikë, ata do ti kthehen sërish grevës në ditet ne vazhdim.Ndreca mohoi se po përdoret nga Partia Socialiste apo cilado qoftë forcë politike. Sipas tij kërkesat e tyre janë ekonomike duke shtuar se është marrë vetëm një këst nga dëmshpërblimet për këtë shtresë.