Makina përplas për vdekje kalimtarin, arrestohet autori
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Korcë. Mbrëmjen e sotme rreth ores 19:30 ne aksin rrugor Pogradec-Korce, tek vendi i quajtur "Kryqezimi" i fshatit Petrushe, shtetasi Riste Risteski me shtetesi e kombesi Maqedonase, duke drejtuar mjetin e tij tip Wolsvagen Golf me targa OH 818 CB, ka aksidentuar shtetasin (kalimtar) Reshat Guri Amolli rreth 45 vjec, banues ne fshatin Beragozhd komuna Dardhas-Pogradec, duke i shkaktuar vdekjen.Menjehere autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes per t`u fshehur, por si rezultat i masave te shpejta te marra nga ana e uniformave blu, u arrit kapja e tij pas 30 min ne hyrje te fshatit Zagorcan-Pogradec.Persa me siper po kryhen veprimet e nevojshme procedurjale per veprat penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes".