Edhe pas reshjeve të dendura, situata energjitike mbetet e njëjtë në HEC-e

Pavarësisht reshjeve të rëna ditët e fundit, situata energjitike në vend vijon të mbetet problematike. Sipas Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare reshjet e fundit kanë sjellë vetëm një përmirësim të lehtë të prurjeve në basenet e HECE-ve. Si rezultat niveli në hidrocentralin e Fierzës pas reshjeve të rëna ka arritur në 254.99 metra, ndërsa prurjet janë 74 m3 për sekondë. Ndërsa në Koman niveli i ujit është 173.16 metër dhe prurjet 100 metër 3 për sekondë. Në Vaun e Dejën ndërkohë niveli i ujit ka arritur në 74.35 metra, ndërsa prurjet janë vetëm20 Metërkub për secondë.Sipas KESH-it niveli ka pësuar vetëm një rritje të nivelit vetëm me pak metra, gjë nuk është shume e ndjeshme pasi vetëm një turbinë nëse vihet në punë shpenzon rreth 100 meter3 për sekondë. Për të plotësuar nevojat për energji elektrike KESH importon rreth 13 milionë kw, ndërsa në vend prodhohet vetëm 4 milion kw. Që prej disa muajve prodhimi i energjisë në vendin tonë ka qenë i paktë për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin. Stabilizimi i situatës pritet që të ndodhe vetëm gjatë muajve të dimrit, kur edhe reshjet janë me intesitet të lartë.