Censusi 2011: Shqipëria me pesë besime fetare, 56% janë myslimanë

Tiranë - Papa Françesku vjen në Shqipëri për të promovuar bashkëjetesën fetare, një vlerë për të cilën populli shqiptar është vlerësuar gjithmonë. Aktualisht, në vendin tonë numërohen 5 fe, të cilat kanë një marrëdhënie shumë miqësore të përhapur edhe tek besimtarët.Në bazë të Censusit të vitit 2011, feja me e madhe në vendin tonë, e cila ndiqet nga 56 % e popullsisë rezidente, është myslimanizmi. Janë rreth 1 milion e 600 mijë qytetarë të cilët, me anë të vetëdeklarimit, kanë zgjedhur myslimanizmin si fenë që ndjekin.Feja e dytë për nga numri i besimtarëve renditet katolicizmi, me mbi 10 % të popullsisë ose 280. 921 dhe në vend të tretë, është feja ortodokse, e cila numëron 6.75 % ose 188 992 e shqiptarëve që jetojnë brenda kufirit, një rezultat ky që nuk është pranuar prej Kishës Ortodokse, sipas së cilës, jo të gjithë besimtarët janë vetëdeklaruar.Bektashinjtë renditen në vend të katërt përsa i përket numrit të besimtarëve, të cilët zënë 2.9 % të banorëve me rreth 58. 628 ndërsa në vend të pestë renditen disa nëndarje të krishtërimit, siç janë ungjillorët me 0.14% ose 3 797 banorë.Oranews.tv