Pak orë para nisjes, Papa: Me ndihmën e Zotit do të jem në Shqipëri

Disa ora para se Papa Francesku të nisë vizitën për në Tiranë ka publikuar një postim në rrjetin social facebook të shoqëruar me një flamur shqiptar."Nesër-shkruan Papa-me ndihmën e Perëndisë do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur për ta vizituar këtë vend për shkak se ka vuajtur aq shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani është duke realizuar bashkjetesën paqësore në besime të ndryshme fetare. Përshëndes popullin shqiptar dhe e felenderoj për pritjen e kësaj vizite. Ju kërkoj që të më shoqëroni me lutje, me ndërmjetësimin e Zoja e Këshillit të Mirë. Faleminderit!”, mbyll mesazhin e tij në FB, Ati i Shenjtë.