Papa Françesku në Shqipëri, Sheshi "Nënë Tereza" sot si "Shën Pjetri" i Vatikanit, Ati i Shenjtë: Fluturoni lart, shqiponja s'e harron folenë

Tirane-  Mirëseerdhe Ati i Shenjtë!  Eshtë bekim për të gjithë ne!Papa Francesku mirëpritet në Shqipëri. Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria por dhe trevat shqiptare nga Ballkani ishin sot në Tiranë për ta përshëndetur por dhe për të marrë bekimin e Papa Franceskut.Duke bekuar tokën e shqiponjave, nga sheshi që mban emrin e shenjtores tonë "Nënë Tereza" Ati i Shenjtë, përcolli mesazhin ndaj të rinjve për të ndërtuar një botë më të mirë mbi gjurmët e parardhësve dhe martirëve: "Fluturoni lart. Shqiponja nuk e harron folenë"E gjithë bota sot kishte sytë në Tiranë, në kryeqendren e Shqipërisë aty ku Sheshi "Nënë Tereza" u kthye në një ditë në sheshin "Shën Pjetri" të Vatikanit".Ora News përmes transmetimeve direkte në televizion, valëve të radios dhe faqes së saj online përcolli direkt çdo detaj të kësaj vizite e cila do të shënohet në histori.200-300 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani erdhën në   Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota ndoqën këtë vizitë.Ajo që shqiptarët mezi e prisnin prej kohësh u bë realitet! Papa Francesku shkeli tokën shqiptare në orën 09 00, duke shënuar kështu vizitën e parë në Europë.Udhëtimit i ka paraprirë një mesazh për Paqe në Itali, dhe një tjetër i dhënë gjatë udhetimit në avion për "Dialog, paqe dhe ekuilibër në qeverisje në Shqipëri". Më pas pritja nga kryeministri Edi Rama në aeroportin "Nënë Tereza", ceremonia shtetërore në Presidencë dhe mesha e Shenjtë në sheshin "Nënë Tereza" e cila zgjati rreth 2 orë.Më  pas Ati i Shenjtë zhvilloi një takim me krerët e besimeve dhe komuniteteve fetare në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ne Tiranë.  Dialogoni me njëri tjetrin që të jetoni në vëllazëri" ishte mesazhi që Papa Francesku u dha.Ati i Shenjtë nuk mund të mos vizitonte Katedralen e “ Shën Palit” aty ku kremtoi lutjen e “Mbrëmësores” me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës.Në këtë takim morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.Përveç lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi pati dhe dy dëshmi një e meshtarit Dom Ernest Troshani dhe një motre që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.Papa Françesku përlotet nga vuajtjet e klerikëveNë 18:33 Papa mbërriti në Fushë Krujë, në qendrën e bamirësisë "Betania". Ati i Shenjtë: Nuk duhet të na vijë turp nga varfëriaNë 19:45 minuta Papa Francesku ka lene tokën shqiptare, duke u larguar me  avion drejt Vatikanit. Papa Françesku mbyll vizitën në vendin e shqiponjaveOra 22:00Shqipëria ndryshe që Papa Francesku i tregoi botës, sipas Kryeministrit do të hapë një faqe të re në procesin integrues të vendit.Ndërsa foli nga aeroporti i Rinasit, Rama tha se është koha që Europa të kthejë vëmendjen drejt rajonit të Ballkanit e në në mënyrë të veçantë të nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve muslimane.Rama:Papa ktheu vëmendjen e botës ndaj nesh, Shqipëria vend europian[caption id="attachment_383250" align="alignnone" width="640"]papa francesku ne katedralen e shen palit Papa Francesku në kaltedralen e Shen Palit[/caption] Orë pas ore çfarë ndodhi në TiranëOra 08: 46  Avioni i Papes u nis nga Roma në orën 7: 48 minutaAnsa shkruan se Avioni A321 i Alitalia me në bord Papa Franceskun u ngrit rreth orës 7:48 minuta nga aeroporti i “Fiumicino” i Romës . Avioni do të mbërrijë rreth orës 09:00 në aeroportin “Nënë Tereza”.  Para se të nisej Papa Francesku i ka dërguar një mesazh presidentit të Italisë Giorgio Napolitano duke i uruar paqe dhe qetësi Italisë.Ora 09:00 Papa Franceskut shkel tokën shqiptare Në orën 09:00, pa as minutin më të vogël të vonesës, Papa Francesku shkeli tokën shqiptare për të nisur vizitën një ditore. Ora News përcolli edhe momentin kur avioni zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” Atin e Shenjtë dhe ceremoninë që u mbajt në aeroport.Avioni papnor, ku valëviteshin dy flamujt, ai shqiptar dhe ai i Vatikanit zbriti në aeroportin  "Nënë Tereza" Papa Franceskun i cili u prit nga kryeministri Edi Rama,  ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe përfaqësues të klerit katolik.(Video: Momenti kur Papa del nga avioni)Ora 09: 20 Rama i jep dhuratën PapësNë kohën që Papa Francesku qëndroi në sallën VIP në aeroportin “Nënë Tereza”, për të pushuar pak, ka marrë dhuratën e kryeministrit Edi Rama. Ashtu siç Rama e kishte bërë publikë dhuratën e tij për Papën një ditë më parë, ajo është një kupë me dhe nga toka e shqiptarëve.papa merr dhuraten(Në foto: Rama i jep dhuraten Papa Franceskut ne Aeroportin "Nene Tereza", 21 shtator 2014)Në këtë kupë shkruhet:“Shenjtërisë së tij, Papës Françesk. Me lutjen e zjarrtë, që duke bekuar këtë grusht dhe nga trualli që shkeli këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve.” Lexo më shumë.Ora 09:25  Eskorta përshkon bulevardin drejt PresidencësI gjithë udhëtimi i tij nga aeroporti i Rinasit deri në qendër të Tiranës ka qenë i shoqëruar me turma njërëzish të cilër kanë përshëndetur Atin e Shenjtë. Mijëra besimtarë që ndodheshin përgjatë bulevardit kanë duartrokitur dhe valëvitur flamurin teksa eskorta e Papa Franceskut përshkoi bulevardin për të hyrë në presidencë ku në orën 09:30 u zhvillua ceremonia shtetëre e Mirëseardhjes.Ora 09: 30 minuta Papa në PresidencëNë presidencë Ati i Shenjtë u prit në një ceremoni zyrtare shtetërore nga presidenti Bujar Nishani. Papa shkroi një përshtypje në Librin e Nderit. Më pas  mbajtën fjalën e rastit përpara personaliteteve të larta të vendit dhe trupit diplomatik të cilët ishin të ftuar në atë ceremoni.Ora 09:45 VIDEO/ Ati i Shenjtë takon Presidentin Bujar Nishani[caption id="attachment_382740" align="alignnone" width="640"]papa ne presidence Papa Francesku takon presidentin Nishani, 21 shtator 2014[/caption]Ora 10:30 Nishani: Shtëpia e shqiptarit dy herë e juajaPresidenti i Republikës përmes një fjalimi mirëseardhës vlerësoi faktin që Papa Francesku zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë Europian që do vizitonte. Duke cilësuar harmoninë fetare si një vlerë e çmuar për Shqipërinë nënvizoi integrimin evropian"Ati i Shenjtë. Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja. Integrimi evropian është kryefjala e politikës shqiptare, e qeverisë dhe opozitës, fakt ky që e ridëshmon vokacionin evropian të shqiptarëve. Në këtë kontekst, Shqipëria marrëdhëniet me Shtetin e Vatikanit në vijim të historisë, të së tashmes dhe të së ardhmes i ka strategjike, jo vetëm në emër të komunitetit katolik dhe Kishës Katolike Shqiptare, por të krejt kombit, ndaj i dëshirojmë ato intensive, në nivelin më të lartë dhe të përjetshme.”Lexoni më shumë fjalën e mbajtur nga Nishani Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juajaOra 10: 42  Ati i Shenjtë: Harmonia fetare vlere e çmuarAti Shenjtë mban fjalën në Presidencë. Pasi falenderoi  për mikpritjen vlerësoi harmoninë fetare si pasuri e vendit e cila duhet të vazhojë të ruhet.  “Të falenderoj për ftesën  që më bëre për të vizituar këtë vend që quhet toka e shqiponjave. Faleminderit edhe për mikëpiritjen.  Harmonia fetare është një një pasuri që duhet ta ruani. Besimi reciprok mes katolikëve dhe myslimanëve është një vlerë e çmuar për vendin dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohra kur grupe ekstremiste po dhunojnë vlerën e bashkëjetesës fetareLexoni me shume mesazhin e Papes:Askush mos mendojë se mund të shfrytëzojë Zotin për të përdorur dhunën Ora 10: 50 Papa përshëndet besimtarët në bulevard, FOTO, VIDEOMe buzëqeshje në fytyrë Papa Francesku hipur në makinën papale, përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mijëra besmitarë duartrokisnin Atin e Shenjtë. Kishte nga ata fëmijë fatlumë të cilët  do të kenë të fokusuar në jetën e tyre momentin kur janë puthur nga Papa Francesku.(Fotot: Albert Myftaraj) 

Vetëm pak minuta para nisjes së meshës së shenjtë në Sheshin Nënë Tereza, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nderuar Atin e Shenjtë.

Kryebashkiaku Basha i dorëzoi Papës titullin Qytetar Nderi të akorduar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e datës 23 korrik të këtij viti.  Kryebashkiaku Basha i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe “Çelësin e Tiranës”.

[caption id="attachment_383259" align="alignnone" width="720"]Lulzim Basha duke i dhuruar celesin e Tiranes Lulzim Basha duke i dhuruar celesin e Tiranes Papa Franceskut, 21 shtator 2014[/caption] Ora 11:00 Ati i Shenjtë mban meshën në sheshin "Nënë Tereza"Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 11:00 në sheshin "Nënë Tereza", Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë. Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.papa te meshaMesazhi i Papes per te rinjte: Jeni e ardhmja e paqes “Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë. Ai  përcolli mesazhin ndaj të rinjve për të ndërtuar një botë më të mirë mbi gjurmët e parardhësve dhe martirëve:“Duke ardhur sot në mesin tuaj vëllezër të dashur e motra të Shqipërisë, në këtë shesh që i kushtohet bijës së madhe të bekuarës  Nënë  Tereza të Kalkutës dua të përsëris: Paqe në shtëpitë tuaja paqe në zemrat tuaja, në kombin tuaj.Sot kam ardhur për tju falenderoj për dëshminë tuaj dhe tju jap zemër që të rritet shpresa brenda dhe përreth jush. Shqiponja, nuk harron folenë kur fluturon lart. Shkoni fluturoni lart. Kam ardhur t’i përfshijë breznitë e reja që ti hapin zemrë n e vet takimit me hyjin” tha Ati i Shenjtë.“Ju ftoj të ndërtoni ekzistencën tuaj mbi Zotin. Sepse kush e ndërton mbi Zotin e ndërton mbi shkëmb. Ju jeni breznia e re e Shqipërisë. E ardhmja e paqes. Me forcën e Ungjillit dhe paraardhësve tuaj dhe të martirëve dini të thoni jo idhutarisë së parasë jo lirisë false individualiste, jo vartësisë dhe dhunës. Dhe të thoni po kulturës së takimit dhe solidaritetiti. Po bukurisë së pandarshme . Kështu do ndërtoni një botë më të mirë mbi gjurmët e parardhësve tuaj dhe të tjerëve që ecin para në Shqipëri” Lexoni më shumëOra 13: 30 Papa drekë me ipeshkvijtë shqiptarëPas Meshës së Shenjtë e cila zgjati rreth dy orë, në mjediset e Nunciaturës Apostolike,Papa Françesku  ka nisur rreth orës 13:30 një takim dhe drekë me Ipeshkvinjtë Shqiptar, dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.Ora 16:00 Papa Francesku takon krerët e komuniteteve fetare Takim me krerët e besimeve të tjera, dh komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.Më  pas Ati i Shenjtë zhvilloi një takim me krerët e besimeve dhe komuniteteve fetare në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ne Tiranë.  Dialogoni me njëri tjetrin që të jetoni në vëllazëri" ishte mesazhi që Papa Francesku u dha.Ora 17:00 Papa Françesku në Katedralen e “ Shën Palit"

 Papa Françesku mbërrin në Katedralen e “ Shën Palit”. Ai i Shenjtë do të kremtojë lutjen e “Mbrëmësores” me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës.

Në këtë takim marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Përveç lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshtar dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.

[caption id="attachment_383250" align="alignnone" width="640"]papa francesku ne kaltedralen e shen palit Papa Francesku ne katedralen e Shen Palit, 21 shtator 2014[/caption]Cfare pritet te ndodhe me tej ...Ora 18:30 Takim me fëmijët e qëndrës “Betania” dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania. Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht rreth 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, ka fëmijë të braktisur dhe me probleme të shumta sociale. Pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues nga qendra të shumta Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimatrinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.Ora 19:45 Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Me shumeNë orën 08: 50 minuta avioni me Papa Francesku mbërriti në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.  Sot është vizita e madhe. papa francesku2Në orën 08: 50 minuta avioni me Papa Francesku mbërrin në Tiranë [caption id="attachment_382658" align="alignnone" width="640"]rama duke pritur papen Ne foto: Kryeministri Rama e ministrat Bushatie Kumbaro gati per ceremonine. Avioni i Papa Franceskut po zbret ne pisten e aeroportit "Nene Tereza"[/caption]  Në hapësirën para altarit, ku Papa do të mbajë meshën do të vendosen një grup të sëmurësh të cilët do të marrin bekimin e Papës. Po kështu në anën tjetër do vendosen një grup të rinjsh. Përballë altarit janë vendosur karriget ku do të ulen personalitetet e larta të vendit. Ora 08:00  Eskporta qe do të shoqëroje Papa Franceskun mberrin në Rinas, VIDEOAvioni i Papa Franceskut është nisur nga aeroporti i Fiumicinos në orarin e planifikuar, ndërkohë eskorta që do të shoqërojë Atin e Shenjtë nga aeroporti "Nënë Tereza" drejt Tiranës. Ora News fokusoi momentin.[caption id="attachment_382538" align="alignnone" width="640"]papa5 Eskorta e makinave qe do shoqeroje Papa Franceskun mberrin ne Rinas.[/caption]Ora 07:51 minuta besimtarët mbushin sheshinTashmë sheshi sa vjen e mbushet me besimtarë. Klementina Cenkollari, gazetarja e Ora News thotë se dekori ishte mbuluar me pjesë plasmasi duke mos u dëmtuar nga shiu që ra gjatë natës. Eshte një atmosferë e bukur mikpritëse ndërsa policia mban nën kontroll situatën.[caption id="attachment_382587" align="alignnone" width="640"]klementina Gazetarja Klementina Cenkollari duke raportuar para sheshit "Nene Tereza" ku Papa Francesku do te mbaje meshen[/caption]VIDEO/ Mijëra pelegrinë nga mbarë Shqipëria drejt Tiranës VIDEO/ Policia kontrollon pelegrinët në sheshin “Nënë Tereza”VIDEO/ Pelegrinët mbushin sheshin “Nënë Tereza” për të marrë bekimin e Papës