Vjedhja në BSH, Topi: Mos paragjykoni, kush është fajtor duhet dënuar

Elbasan-Në një takim të zhvilluar me strukturat e FRD në Elbasan, kryetari Bamir Topi, kërkoi të mos paragjykohen personat e përfshirë në skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, por kush gjendet fajtor tha ai duhet dënuar.“Jam shprehur se vjedhja në BSH, është një nga ngjarjet më të rënda. Të mos ketë paragjykime për personat e veçantë, për ti trajtuar politikisht, por uroj që gjithçka të bëhet në parametrat e ligjit dhe uroj që askush të mos dënohet kot dhe askush mos rrijë pa marrë dënimin e merituar në rast se ka shkelur ligjin”, u shpreh Topi.Për Bamir Topin, opozita e ke vendin në Kuvendin e Shqipërisë.“Është e pakuptueshme, madje do ta quaja braktisje të interesave të qytetarëve që në institucionin ku zhvillohet politika, miratohen ligjet kjo opozitë mos jetë atje”, tha Topi.Për ish kreun e KLD, zëvendësimi i dy anëtarëve të këtij institucioni është i drejtë pasi janë apendikset e ish-kryeministrit.“KLD aktuale është furnizuar me eksponentë të administrueshëm shumë kollaj nga ish-i që ishtë kryeministër dje. Vetëm surratin e Saliut kanë atje se pjesa tjetër ka ikur”, deklaroi kreu i FRD.