Mijëra pelegrinë drejt Tiranës për të pritur Papa Françeskun
Ardhja e Papës në Shqipëri ka mbledhur mijëra pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova.Me qindra pelegrinë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të ndjekur Vizitën e Papa Françeskut.Ata kanë ardhur që prej mbrëmjes të së shtunës dhe kanë zbarkuar në Shëngjin, ndrësa është organizuar një pritje e veçantë nga Komuna e Shëngjnit dhe Dioqeza e Lezhës të cilët kanë shtruar një darkë për ta.Ata e konsiderone këtë vizite si mjaft të veçantë për mbarë Shqiptarëë, ndërsa shprehen se të gjiithë duhte që ti gëzohemi kësaj dite, ku ati shenjtë vjen për të bekuar vendin tonë.Nga Shkodra rreth orës 04:00 janë nisur me autobus në çdo famulli në mënyrë të organizuar mbi 1 mijë besimtare.20 autobuza dhe qindra pelegrinë nga i gjithë qarku i Lezhës i janë drejtuar Tiranës mëngjesin e sotëm për të marrë pjesë në viziten e Papës në vendin tonë.Ata janë organizuar nga dioqeza e Lezhës dhe janë nisur derjt Tiranës që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.Qindra besimtarë kanë ardhur nga qyteti i Fierit. Ndërsa nga qyteti i Durrësit janë nisur 5 autobusë me pelegrinë.Nga qyteti i Beratit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm janë nisur dy autbusë me besimtarë. Nisja e tyre është bërë nga lagjia Uznovë. Ndërkohë që qindra qytetarë janë organizuar me mjete private.Ja organizimi i pelegrineve nga rrethet50 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Shkodra40 furgonë me pelegrinë janë nisur nga Korça e Elbasani20 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Lezha20 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Durrësi10 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Mali i Zi3 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Maqedonia4 autobusë me pelegrinë kanë hyrë nga Prizreni