Stani: Harmonia fetare i ka rrënjët e thella, Shqipëria s’ka pasur konflikte
Tiranë - Pavarsisht konflikteve politike, klasore apo ideologjike, Shqipëria nuk është karakterizuar nga konflikte fetare, deklaroi Presidenti i Senatit Demokristian, Lazër Stani.Gjatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu, Stani u ndal duke folur për bashkjetesën fetare të shqiptarëve, ku tha se pavarësisht se bota rrezikohet nga një ekstremizën fetar, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë në historinë e saj konflikte të tilla.“Shqipëria ka pasur shumë kriza dhe shumë konflikte, për motive ideologjike, për motive politike, kemi kaluar konflikte klasore, një luftë shumë të egër klasash. Konfliktit e vitit 1997 që u iniciua nga një krizë financiare, por që ishte njëkohësisht e inspiruar nga një urrejtje politike, midis grupeve politike. Edhe kur ka pasur tendenca për t’iu bërë thirrje besimtarëve të ndryshëm, asnjëherë nuk ka pasur raste të shkojë në konflikt.Ndoshta ka shkuar për politikë, që ka lënë dhe pasoja, por asnjëherë një konflikt fetare nuk është nxitur. Së pari edhe institucionet fetare kanë punuar duke respektuar një traditë të lashtë, për të ruajtur unitetin e besimtarëve të besimeve të ndryshme. Ku kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm dhe të mirë, të gjitha institucionet përfaqësuese fetare në ShqipëriSot kur bota po vuan nga esktremizmat, kur është e kërcënuar nga terrorizmi, kur konfliktet fetare janë bërë një rrezik serioz për paqen në botë, për jetën, për stabilitetin. Kur konfliktet fetare nuk janë midis besimeve të ndryshme, por janë shtrirë edhe midis sekteve të të njëjtit besim, siç po ndodh në Lindjen e Mesme. Shqiptarët megjithëse ju përkasin 4 besimeve të mëdha zyrtare, asnjëherë dhe në asnjë rast në historinnë e tyre nuk kanë patur një konflikte” – tha Stani.Stani u ndal duke folur edhe për tema të tjera lidhur me besimin fetar, vizitën e Papës në Tiranë, si dhe dhuratën e përgatitur nga Kryeministri Edi Rama për Atin e Shenjtë.Stani: Vizita e Papa Françeskut, njohje e vlerave të shqiptarëveMendoj se për një ditë Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së botës, në një farë mënyrë do të jetë kryeqyteti i botës dhe kjo është shumë e rëndësishme për një popull të vogël, për një popull që vjen nga një periudhë e gjatë izolimi, nga një mosnjohje totale, nga një harrim i imponuar nga politika izoluese që vendosi diktatori. Një ditë duke qënë në qendër të vëmendjes, një prani kaq e madhe e mediave të huaja sigurisht besoj se do t'i shërbej njohjes më mirë të shqiptarëve , të vlerave të kombit shqiptarë, të atyre vlerave që në histori i kemi deshmuar.Stani: Dhurata e Papës një gjentjeBesoj se është një gjetje, sepse Ati i Shënjtë përveç të tjerave, do të vijë në Shqipëri edhe për të bekuar truallin e shqiptarëve dhe dheun e shqiptarëve.Harmonia fetare i ka rrënjët e thella në ShqipëriShqiptarët nuk janë krijuar si komb as nga besimi që kanë dhe as nga politika. Shqiptarët janë krijuar mbi një vetëdije tjetër, pra është një komb i krijuar nga kultura. Që ka një gjuhë të përbashkët, një gjak të përbashkët, një traditë të përbashkët, një territor të përbashkët dhe të vazhduar. Duke u krijuar kështu, të gjitha besimet që janë marrë për shkak të rrethanave historike, invazioneve, qënia e Shqipërisë në një pozitë të tillë gjeografike, ku Shqipëria gjendet mes Lindjes dhe Perendimit, etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në ndryshimin e besimeve, konvertimin në besime të ndryshme. Sërish këta kishin atë vetëdijen se të gjithë flasin një gjuhë, të gjithë kanë një kulturë dhe se të gjithë janë shqiptarë. Domethënë kurrë besimi nuk e tjetërsoi këtë vetëdije që erdhi duke u krijuar. Kryesore janë gjuha dhe tradita që e kanë krijuar këtë komb. Unë mendoj se i ka rrënjët e thella, te një vetëdije shumë e thëllë.Shqiptarët janë sakrifikuar për bësiminNuk bësoj sic thonë shumë analistë që shqiptarët janë ateistë , nuk janë besimtarë. Më duket një tezë absurde. Në Shqipëri ke besimtarë shumë të mirë të të gjitha besimeve. Ka besimtarë që janë sakrifikuar për besimin, Shqipëria e ka treguar me besimin e krishterë. Jo vetëm gjatë periudhës së komunizmit, por që në Ilirinë e hershme ke martirët e besimit të krishterë shqiptarë. Prandaj vjen Ati i Shënjtë të na bekojë se është një vlerë fisnike dhe model për bashkëjetesën në paqe midis besimeve.Gjithashtu Vizitën e Atit të Shjenjtë Stani e ka cilësuar si një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, ku tha: “Ati i Shenjtë i cili nesër do të bëjë vizitën e tij historike. Historike për ne , historike për të gjithë shqiptarët, një nga ngjarjet më të rëndësishme në hirstorinë e këtyre viteve për ne”.